Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 22, 2020

Scroll to top

Top

613 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Marotta tek Interi? Eshte me shume se nje hipoteze: ja pse!

Corriere – Marotta tek Interi? Eshte me shume se nje hipoteze: ja pse!
Inter Club Staff

Po ben shume te diskutoje ne boten e futbollit italian vendimi i Andrea Agnelli per te larguar BEppe Marotten pas disa viteve suksesi nga ai ne Torino. 

Ky eshte nje vendim qe ben te reflektojne edhe Corriere della Sera qe ka ngritur nje teori qe do te beje te diskutohet shume ne javet ne vazhdim gjithashtu.

Ja cfare shkruajne ata per kete ceshtje:

“Edhe ne Europe po shikojne me shume kuriozitet ne Torino duke pare tek Juventusi nje revolucion alla Florentino Perez ku po largohet drejtuesi me i rendesishem per te bere Andrea Agnellin figure qendrore tek Juventusi.”

“Me siguri qe nuk eshte nje zhvillim natyral ky sepse nga Juventusi po largohet menaxheri i vitit (sapo e fitoi cmimin) pas shtate kampionateve te fituara qe mbajne firmen e tij.

Ne fillim u mendua se mund te kete ndikuar per kete ceshtje tratativa dhe zbarkimi i Ronaldos ne Torino por me sa duket nuk eshte kjo arsyeja e ketij divorci kaq shume te diskutuar.

Por pervec Marottes qe po largohet nga Juventusi, duket se edhe krahu i tij i djathte tek Sampdoria por edhe protagonisti i tratatives Real-Juve per Ronaldon, Fabio Paratici mund te largohet gjithashtu edhe pse ne fillim u perfol se ai mund te zinte vendin e Marottes.

Per kete te fundit duket se hipoteza Manchester United eshte shume e mundshme por e ardhmja e Marottes mund te shqetesoje jo pak boten e Juventusit.

Ai mund te perfundoje tek Interi, klub te cilin ai e konsideron perfekt per “hakmarrjen” e tij per trajtimin qe mori ne Torino pas kaq shume vitesh suksesi.

A eshte Interi e interesuar vertete per drejtuesin italian? Disa thone po e disa thone jo, por nje post drejtuesi qe ne leter eshte ai i krahut te djathte i Ausilios tek Interi, ka muaj qe eshte bosh.

Priten te reja te tjera ne ditet ne vazhdim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.