Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

778 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Mazzarri, pa Champions do te jete lamtumire e sigurte. Problemi tani eshte i lidhur me alternativat

Corriere – Mazzarri, pa Champions do te jete lamtumire e sigurte. Problemi tani eshte i lidhur me alternativat
Ardi Deda

Vetem kualifikimi ne Champions League mund te shpetoje pankinen e Walter Mazzarrit. Per kete eshte e sigurte Corriere dello Sport, qe sot analizon situaten e trajnerit toskan. Shoqeria eshte e bindur se ka ndertuar nje skuader kompetitive, ne gjendje per te konfirmuar vendin e peste dhe per te luftuar per te tretin. Nder te tjera, blerjet jane bere duke ndjekur direktivat e trajnerit. Pra, Erick Thohir vazhdon te uroje qe Mazzarri te gjeje burimet per te rimarre veten dhe per te permiresuar situaten, edhe pse nje pushim nga puna gjate sezonit do te kishte nje impakt negativ ne bilancin e nje klubi i cili qe tani eshte duke u mare me nje proces delikat dhe te nderlikuar te rehabilitimit te financave. Por, ne vazhdimin e sezonit, mund te futen vleresime te nje lloji tjeter, te mbeshtetura nga zera sipas te cilave ne rinovimin e kontrates te firmosur veren e kaluar eshte perfshire nje klauzole per rastin e nje largimi te parakohshem. Nuk perjashtohet qe vete Mazzarri te kete ndonje dyshim mbi mundesine per te vazhduar aventuren e tij zikalter.

Per momentin problemi kryesor eshte mungesa e alternativave, nje trajner i perkohshem ne lartesine e duhur. Vete Walter Zenga, qe enderron prej vitesh pankinen interiste, mund te mos e pranoje nje kontrate prej pak muajsh, nderkohe si Roberto Mancini edhe Luciano Spalletti mund te kene kerkesa ekonomike te paperballueshme. Keshtu, me me shume kohe ne dispozicion, Inter mund te punoje mbi ata qe mund te konsiderohen trajneret e preferuar per te ardhmen. Behet fjale per Sinisa Mihajlovic, opsion patjeter me konkret, edhe per Diego Simeone, nje sugjerim, nese jo nje enderr. Te dy kane te kaluaren e tyre interiste dhe, keshtu, do te kishin mbeshtetjen e ambientit. Tekniku seb ishte mare ne konsiderate qe ne pranveren e kaluar, ne rast te zevendesimit te Mazzarrit. Pervec asaj qe po tregon me Sampdorian, ai gjithashtu ka kerkesa ekonomike te pranueshme. Diskutim tjeter per Simeone, qe tashme eshte dhe nje prej trajnereve me te mire ne Evrope. Dhe ne fund, duhet patur parasysh, deshira e vjeter per Frank De Boer.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.