Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

947 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Me apo pa Modric, ja cmenduria e radhes e tifozeve zikalter: perpihen biletat e Inter-Torino!

Corriere – Me apo pa Modric, ja cmenduria e radhes e tifozeve zikalter: perpihen biletat e Inter-Torino!
Inter Club Staff

A do te vije Modric? Apo nuk do te vije Modric? Po cfare do te beje Interi ne merkato? Ke do te bleje? Si, qysh, tek? 

Keto mund te jene shume pyetjet e hasura neper rrjete sociale keto dite dhe mediat nuk ndalen se shkruari per blerjet e mundshme te Interit apo per deshiren e kroatit per tu bashkuar me kauzen zikalter.

Por me sa duket, kjo, per tifozet e Interit pak rendesi ka. Ata edhe njehere tjeter shprehen te gatshem ne apelin e klubit per te mbeshtetur skuadren te pa kushtezuar nga merkato.

Nderkohe qe kane bere “SOLD OUT” per abonimet (kane blere te gjitha abonimet ne treg, 50% e kapacitetit te stadiumit) pa dale ende ne pah emri per Modric, tani duket se do te pushtojne San Siron edhe ne ndeshjen e pare te Interit kete sezon ndaj Torinos.

Corriere dello Sport parashikon nje San Siro te tejmbushur ne ndeshjen e pare te Serie A.

Edhe pse Torino eshte nje kundershtar i mesit te tabeles, per Interistat nuk ka asnje rendesi: me shume se 60.000 te pranishem do te jene ne stadium me klubin qe nuk ka nxjere ende ne shitje Unazen e Trete qe zakonisht rri e mbyllur per ndeshje te tilla por qe Interi do te jete i detyruar ta hape per shkak te kerkesave te fundit.

Tani jemi rreth tre jave perpara kesaj ndeshje por ne kete moment qe po flasim jane shitur me shume se 50 mije bileta ne total.

Ne klubin zikalter ka nje siguri: Nuk llogaritet qe ne ndeshjen e pare te ketij sezoni do te kete me shume se 51.752 spektatoret qe ka pasur 12 muaj me pare Inter-Fiorentina, ndeshja e pare hapese e sezonit te shkuar.

Per momentin, kapaciteti i San Siros bashke me Unazen e Trete qe zakonisht rri e mbyllur eshte 78.238 vende, ndersa pa ato te hapura, stadiumi nxe 60.000 tifoze.

Pra, nje Sold Out tjeter eshte shume afer per Interin. Por sic e cekem edhe me lart, klubi mund te vendose qe te hape edhe Unazen e Trete. Por Interistat bejne cmendurine e radhes, merkato nuk ndikon aspak tek ata dhe e fillojne sezonin e ri ashtu si mbyllen te vjetrin: si numrat nje ne absolut!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.