Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

861 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Mes lajmeve te mira, ka nje lajm te keq per Spallettin: ja kur rikthehen ne skuader kroatet

Corriere – Mes lajmeve te mira, ka nje lajm te keq per Spallettin: ja kur rikthehen ne skuader kroatet
Inter Club Staff

Le te themi qe kjo vere ka qene shume e gezueshme per Interin ne pergjithesi por edhe per tranjerin e Interit, Luciano Spallettin ne vecanti. 

Duket se tranjeri zikalter ne kete merkato ka marre te gjithe lojtaret qe ka deshiruar ku Ausilio i ka vene ne dispozion lojtare te nje niveli absolut ne Serie A por edhe nderkombetarisht

Gjithcka ka filluar me dy parametra zero si Kwadwo Asamoah dhe Stefan De Vrij, por me pas blerjet kane vazhduar me te preferuarin e tranjerit, Radja Nainggolan, Matteo Politano dhe dje Sime Vrslajko.

Por e bukura eshte se nuk pritet te mbaroje me kaq: Arturo Vidal eshte shume afer dhe Luka Modric eshte nje enderr qe mund te perfundoje duke u bere realitet.

Gjithsesi, sipas Corriere dello Sport, mes kaq shume lajmesh te mira nga merkato, jane kroatet e Interit qe kane nje ‘lajm te keq’ per Spallettin.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane:

“Sime Vrsaljko nga dje eshte zyrtarisht nje lojtar i Interit por qe ne mengjes heret, ish-lojtari i Atletico Madrid eshte larguar nga Milano per te vazhduar pushimet e merituara me boterorin e zhvilluar.”

“Ai do te rikthehet ne Pinetina se bashku me dy shoket e kombetares Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic ne daten 10 gusht (te dy lojtaret jane lejuar nga klubi qe te bejne disa dite me shume pushime qe te mos rikthehen te lodhur nga boterori sfilites) ku do te sterviten me shoket e skuadres.”

“Lajmi i keq per Spallettin se tranjeri i Interit do te kete vetem nje jave per te pergatitur skuadren per ndeshjen e pare te Serie A qe do te luhet ne fushen e Sassuolos.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.