Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

706 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Modric mendonte vertete se mund te shkonte tek Interi. Po tani? Ja te gjithe skenaret!

Corriere – Modric mendonte vertete se mund te shkonte tek Interi. Po tani? Ja te gjithe skenaret!
Inter Club Staff

Sipas burimeve spanjolle, Luka Modric do te rinovoje me Real Madrid dhe do i thote mire u pafshim tundimit qe quhet Inter. 

Por a do te shkoje vertete keshtu?

Corriere dello Sport provon qe te flase per skenarin e se ardhmes:

“Asnje takim me Florentinon personalisht. E njejta gje qe ndodhi edhe te merkuren kur lojtari nga Zara i Kroacise gjeti perballe vetem Jose Angel Sanches, drejtorin e pergjithshem te merengues qe i ka treguar per te disaten here se eshte i pashitshem dhe klubi deshiron ti ofroje nje rritje rroge dhe nje kontrate te re shume shpejt si nje menyre per ta shperblyer per boterorin shume te mire.”

“Modric qartesisht priste nje komunikim ndryshe dhe nuk e ka marre aspak mire kete gje.”

“Ai mendonte vertete se Reali do e lejonte te shkonte tek Interi, ka tentuar qe te forcoje doren por me vone e ka kuptuar se nuk ka marzhe manovre aspak.”

“Cfare do te ndodhe tani?”

E pas kesaj pyetje, Corriere tregon se per Modric tani ka disa skenare:

“Perfaqesuesit e lojtarit kane mbajtur te hapur nje porte per Interin, por te njejten porte e kane mbyllur ata te Real qe i kane ofruar rinovimin e kontrates duke mos e lene te largohet. Kur? Pas perfundimit te merkatos.”

“Nese Modric nuk do te jete dorezuar per tu larguar nga Casa Blanca, do te duhet te provoje te forcoje doren madje duke arritur edhe tek pika ku te mos paraqitet per stervitje ne Valdebebas (ai nuk eshte grumbulluar per ndeshjen ndaj Milanit sot ne Bernabeu) ose mund te kerkoje te mos grumbullohet per ne finalen e Superkupes Europiane.”

“Do te ishte shume e bujshme, por edhe e frikshme me pas situata.”

“Nderkohe nese nuk do te beje kete gje, pas fundit te merkatos, ai do te jete nje nga lojtaret me te paguar tek Real Madrid dhe do te kete ndoshta si shok skuadre njerin prej Thiago Alcantara qe Perez po shpreson ta rrembeje nga Bayern ose Milinkovic-Savic.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.