Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,433 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Nga 4-2-3-1 tek 3-5-2: ja po ndodh revolucioni i madh te Interi me shtate goditje

Corriere – Nga 4-2-3-1 tek 3-5-2: ja po ndodh revolucioni i madh te Interi me shtate goditje
Inter Club Staff

Nje revolucion i vertete dhe total ai qe po ben Interi kete vere dhe per kete nuk ka me as me te voglin dyshim.

Zikalterit kane qene protagonist te nje merkatoje qe ka ndryshuar fytyren e skuadres dhe gjithcka ka filluar qe me nderrimin e tranjerit.

Por sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport ne faqet e saj, ne fund te merkatos, emrat e rinj ne fushe mund te jene plot 7 te cilet pritet te luajne edhe titullare madje.

E perditshmja italiane vazhdon dhe shpjegon si do te zhvillohet gjithcka: “Shume do te varet edhe si do te mbyllet merkato sepse tashme jemi dy jave larg mbylljes se saj dhe mbase do te behen edhe 3 ose 4 blerje.”

“Pervec Sanchez, pritet qe te vije nje mbrojtes i krahut te majte ne vend te Dalbert dhe i perzgjedhur duket se eshte Biraghi.”

“Pritet gjithashtu edhe nje mesfushor qe shenon shume dhe ka eksperience: emri eshte ai i Arturo Vidal dhe ne fund mund te vije edhe nje zevendes-Lukaku qe te jete gati ne rast se belgu do te kete nevoje per pushim apo ne minutat e fundit te ndeshjeve.”

Nje revolucion i vertete keshtu qe ka sjelle dhe kalimin nga 4-2-3-1 ne 3-5-2 menjehere.

Keshtu, formacioni titullar i Interit kete sezon mund te jete si me poshte:

Handanovic ne porte; Godin, De Vrij e Skriniar ne mbrojtje; Lazaro, Barella, Brozovic, Sensi (Vidal) dhe Biraghi ne mesfushe; Sanchez dhe Lukaku ne sulm.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.