Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

225 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Inter, nje lajm i keq vjen nga D’Ambrosio: “Ja lloji i demtimit qe ka pesuar dje. Do jete jashte per…”

E FUNDIT – Inter, nje lajm i keq vjen nga D’Ambrosio: “Ja lloji i demtimit qe ka pesuar dje. Do jete jashte per…”
Inter Club Staff

Ka pasur shume ankth ne shtepine Inter per sa i perket gjendjes se Danilo D’Ambrosio, i cili nuk e mbylli dot ne fushe ndeshjen e djeshme.

Ai eshte detyruar te dale nga fusha e lojes duke e lene Interin me 10 lojtare ne minutat e fundit te lojes.

Danilo pesoi nje nderhyrje teper te rende nga Leris, lojtari i Sampit, qe ne ate rast nuk mori as edhe nje karton te verdhe.

“Sot priten te reja nga kontrollet qe do te behen, por nuk priten aspak lajme te mira per te: stafi mjekesor nuk eshte shume optimist”, shkruante Corriere dello Sport ne mengjes

“Per lojtarin eshte e mundur qe te kete demtuar gjurin e majte duke e ndrydhur dhe shkalla mund te jete pak e rende.”

“Nuk perjashtohet qe ai te kete demtuar edhe ligamentin e gjurit, por nuk behet fjale per keputje te tij (te pakten nuk duket se ka dicka te tille).”

“Duhen pritur oret e ardhshme per te marre vesh se cfare demtimi ka pesuar ai, por eshte e sigurt se italiani tashme do te mungoje disa ndeshje.”

“Ne cdo rast, ai do e jete jashte listes se grumbulluarve per ndeshjen ndaj Romes te dielen ne oren 12:30.”

Dhe keshtu ka dale, ku Interi ka lajmeruar pak me pare se lojtari ka pesuar nje ‘demtim (jo te rende) te ligamenteve’.

Ai do te zhvilloje teste te tjera pas nje jave, por tashme duket e pamundur qe lojtari te rikthehet pa kaluar te pakten tre jave, duke humbur keshtu edhe ndeshjen ndaj Romes, por edhe ate ndaj Juventusit ne Meazza.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.