Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

513 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere: “Inter, cfare super lajmi per Conten: me sa duket ndaj Borussia Mönchengladbach do te luaje…”

Corriere: “Inter, cfare super lajmi per Conten: me sa duket ndaj Borussia Mönchengladbach do te luaje…”
Inter Club Staff

Marcelo Brozovic kishte ngelur pezull. Mesfushori kroat i Interit nuk ka marre dot pjese ne ndeshjen ndaj Sassuolos per shkak se tamponi i ka dale lehtesisht pozitiv me Covid19.

Pasi eshte sheruar, dhe pasi ka pasur nje tampon negativ te enjten, jane gjetur perseri gjurme virusi te testi i fundit i ish-lojtarit te Dinamos se Zagrebit.

Brozovic ne ate moment i eshte dashur te largohet nga Reggio Emilia, te lere skuadren dhe te rikthehet ne Milano.

Ashtu si shpjegon Corriere dello Sport, diferenca ndermjet protokollit italian dhe atyre te UEFA e kane lene pezull Brozovic.

“Ne Itali, normativa parashikon qe edhe lojtaret qe kane pasur Covid (dhe me pas jane sheruar), per te zbritur ne fushe duhet te kene nje tampon negativ.”

“Por ne UEFA, kush e ka kaluar, konsiderohet jashte rrezikut, dhe nuk ka nevoje te beje tampon para ndeshjeve.”

“Sherimi certifikohet nga nje komison shkencor ne Nyon, ku meret nje certifikate. Ne kete certifikate deri me tani ka gjashte elemente te Interit: Bastoni, Skrinar, Young, Radu, Nainggolan dhe Gagliardini.”

Brozovic eshte… lene pezull sepse ka dokumenta qe tregojne se ai eshte sheruar, por i duhet nje rruge e lire edhe nga komisioni i UEFAS.

Nese do te vije sot, ai nuk do te beje asnje tampon tjeter dhe do te luaje pa problem te marten ne Champions.

Perkundrazi, per te luajtur ndaj Borussia Mönchengladbach do te duhet te dale negativ ne tamponin e radhes.

Dhe pikerisht keshtu ka ndodhur: Marcelo Brozovic ka dale negativ ne tamponin e radhes dhe konsiderohet nje rikthim i madh per Conten ne prag te sfides ndaj gjermaneve.

Per momentin, stafi ne shtepine Inter llogarit vetem nje pozitiv ne skuader: pasi eshte rikthyer Padelli, i vetmi i ndalur prej virusit eshte Aleksander Kolarov.

Serbi vazhdon te dale pozitiv edhe ne tamponat e radhes, dhe po ben tashme me shume se dy jave i prekur me virus.

Ai eshte infektuar ne kombetare, vend ku u infektua edhe Marcelo Brozovic gjate pushimit te fundit te kombetareve.

Nderkohe, edhe pse Conte po e pret edhe Kolarov, syte e te gjitheve jane kthyer nga Brozovic, qe eshte nje element shume i rendesishem ne skuadren zikalter, dhe qe ndaj Borussias do te jete rregullisht ne fushe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.