Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

405 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare shkrimi: “Te gjithe flasim per Conten, por harrojne se te Interi eshte edhe nje si…”

Gazzetta, cfare shkrimi: “Te gjithe flasim per Conten, por harrojne se te Interi eshte edhe nje si…”
Inter Club Staff

Diten e sotme La Gazzetta dello Sport, nderkohe qe flet me superlativa per Antonio Conten, ka dashur te vere ne dukje edhe nje njeri shume te rendesishem tjeter qe ka dore te ky Inter.

Behet fjale per Lele Oriali, i cili tregohet si njeriu me i rendesishem qe lidh Interin e se kaluares me Interin e e tashmes.

Ashtu si tregon e perditshmja italiane, Oriali ka qene simboli i Interit si lojtar, ka fituar shume si drejtues dhe tani deshiron te vazhdoje ta beje kete gje me Antonio Conten.

Ata te dy i ka lidhur shume eksperienca ne kombetare, dhe ai eshte rikthyer ne Appiano ne veren e 2019 pas sukseseve me Roberto Macinin dhe Jose Mourinhon.

“Nuk eshte rastesi qe Oriali dhe Conte gjenden te dy tek Interi sepse gjithcka ka ndodhur edhe me bekimin e Marottes.”

“Oriali ka pasur nje rol shume te rendesishem ne boten e Interit: nuk i eshte dashur shume kohe qe te pershtatet, sepse ai eshte ne shtepi.”

“Por prezenca e tij ka ndihmuar Antonio Conten te pershtatet, te perfshihet, te behet nje interist ne plot kuptimin.”

“Ai i ka shtuar siguri lojtareve, ka ndihmuar raportet ndermjet lojtareve, teknikut dhe drejtuesve. Ka larguar dyshime sa here ka pasur.”

“Ai ka qene filtri i ketij Interi, dicka qe e bente edhe si lojtar: ka qene zgjedhja e duhur dhe nje nga njerezit me te rendesishem te progresit zikalter. Te gjithe flasim per Conten, por harrojne se te Interi eshte edhe nje si Lele, interist i paster.”

“Nese do te kete Skudeto ne fund, ky Skudeto eshte edhe i Leles. Sidomos, i Leles.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.