Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

407 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere ngre alarmin: “Inter e detyruar te shese nje lojtar i madh: ja pse! Mund te shitet pikerisht…”

Corriere ngre alarmin: “Inter e detyruar te shese nje lojtar i madh: ja pse! Mund te shitet pikerisht…”
Inter Club Staff

Edicioni i perditshem i Corriere dello Sport insiston ne veshtiresite financiare te Interit, pavarsisht se faktet thone te kunderten.

Sipas te perditshmes italiane qe drejtohet nga Ivan Zazzaroni, per shkak te bilancit zikalter, klubi i Interit do te jete e detyruar te shese nje ose dy lojtare te medhenj para dates 30 qershor.

Sipas tyre, njeri prej te dyve mund te jete Lautaro Martinez dhe ata kane nje teori totalisht te veten per kete.

“Gjithcka varet edhe nga ofertat qe do te vijne. Por e ardhmja e lojtarit varet edhe nga te drejtat e imazhit.”

“Nese Interi ne 2018 ka marre 50% te te drejtave te imazhit te tij, 50% tjeter i takon nje kompanie afer Zarate dhe Yaque, ish-agjenteve te tij.”

“Ne kete moment nderkohe, ka nje penalitet te larte nese kjo marreveshje prishet ne favor te Lautaros.”

“Ka nga ata qe flasin edhe per 20 milione euro penalitet. Cfare do te thote kjo? Sopas Interit, asgje ne vecanti, sepse Martinez ne keto vite nuk i ka perdorur pothuajse fare te drejtat e imazhit te tij.”

“Por nje shitje eventuale e lojtarit, nuk mund te mos lidhet me te drejtat e imazhit sepse ishte pikerisht kjo ceshtje qe beri te deshtonte shitja e Paolo Dybala te Manchester United ne 2019.”

“Me kete moment, ajo qe dihet, eshte se Interi do te duhet te shese nje lojtar te madh per te rregulluar bilancin dhe i sakrifikuari per shkak te cmimit dhe interesimit mund te jete pikerisht Lautaro.”

Keshtu e mbyll shkrimin e saj gazeta italiane qe vetem pak kohe me pare beri nje nga figurat me te shemtuara me lajmin-mashtrim per ultimatumin e Real Madrid per rikthimin e Hakimit ne Spanje qe me pas u mohua edhe nga vete klubi madrilen me nje komunikate zyrtare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.