Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

466 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere nuk permbahet: “Eshte koha ta themi me ze te larte: Fale Inzaghit, tashme Conte dhe Spalletti…”

Corriere nuk permbahet: “Eshte koha ta themi me ze te larte: Fale Inzaghit, tashme Conte dhe Spalletti…”
Inter Club Staff

Nje mekat i madh. Inter del me koken lart nga Champions League duke ju afruar shume nje permbysje historike.

Ka perfunduar 1-0 per zikalterit diten e djeshme ne Anfield dhe djemte e Inzaghit e mbyllen ndeshjen vetem nje gol larg barazimit.

Gjithesesi, Corriere dello Sport ka bere analizen e saj te ndeshjes ku edhe ka folur se si Inter ka pesuar nje ndryshim rrenjesor ne Europe.

“Perballja me Reds, edhe pse ishin te pafat me tre shtylla, nuk i ka hedhur ne toke kampionet e Italise qe ne 180 minuta kane merituar me shume.”

“Mbetet pendese e madhe per ate ndeshje ne San Siro, ku skuadra zikalter ka marre shume me pak nga sa meritonte.”

“Por dje Inter ka arritur dicka te madhe gjithesesi: kane mundur Liverpool ne Anfield, dicka qe nuk ndodhte prej nje viti. Nderkohe qe kishin 10 ndeshje radhazi ne Champions League qe nuk humbisnin.”

“Gjithesesi duhet te ndalemi edhe te nje aspekt i rendesishem: Inzaghi nuk ka frike dhe e ka bere kete skuader te luaje si e barabarte me cdo kundershtar ne Europe.”

“Eshte koha ta themi me ze te larte qe fale Inzaghit, Spalletti dhe Conte me paraqitjet e tyre te dobta ne Europe jane nje kujtim shume i larget.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.