Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

306 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere nuk permbahet: “Ja gafa e pabesueshme qe beri dje Conte: ai ndau skuadren me dysh kur…”

Corriere nuk permbahet: “Ja gafa e pabesueshme qe beri dje Conte: ai ndau skuadren me dysh kur…”
Inter Club Staff

Interi ka rene diten e djeshme ndaj Sampdorias. Nderkohe, Corriere dello Sport tenton te analizoje pergjegjesite e Contes te ky rezultat.

“Ne pjesen e pare te pjeses se dyte, Interi ka vene perpara Sampdorian. Gabimet perpara porte nderkohe kane vazhduar.”

“Me shume se nje here, Toro dhe shoket e tij nuk po arrinin te shenonin dot dhe nuk po gjenin dot as kuadratin per te vene ne prove Auderon.”

“Ky i fundit ishte treguar fantastik dhe sapo kishte bere edhe nje pritje penalltie ndaj Sanchez. I vetmi qe e kaloi dje ishte De Vrij.”

“Por ne ate pike, kur Interi kishte edhe gjysem ore loje, kishte te gjitha mundesite per ta kthyer kete ndeshje dhe per te dale te pakten me nje pike.”

“Ishte e vertete qe deri ne ate moment, gjysmefusha e Sampdorias ishte kthyer ne nje toke te pushtuar nga lojtaret e Interit.”

“Por kur Conte hoqi Gagliardinin per te futur Lukaku, aty ai theu skuadren ne dysh dhe ishte nje gabim shume i madh.”

“Conte la vetem tre mbrojtesat, edhe pse do te kishin perballe vetem Keita, kjo do te sillte veshtiresi ne kundersulme dhe keshtu ndodhi.”

“Interi u be me shume e lexueshme dhe qe prej atij momenti, zikalterit humben siguri ne kontrollin e topit. Mbase Conte e humbi per here te dyte ndeshjen pikerisht aty, nje ndeshje qe u duk se mund te merrte nje rrjedhe tjeter dhe te njohur pas atij goli te pare te De Vrij…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.