Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

576 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Prapaskena: Ja si lindi fitorja e pare kete sezon! Perpara ndeshjes ndaj Bolognes, lojtaret…

Corriere – Prapaskena: Ja si lindi fitorja e pare kete sezon! Perpara ndeshjes ndaj Bolognes, lojtaret…
Inter Club Staff

Gjithmone ka nje detaj qe ndikon ne nje menyre apo ne nje tjeter ne rezultatin e ndeshjes. 

Mund te ndodhi per mire, por mund te ndodhe edhe per keq. Ne futboll tashme dihet se nuk mund  te fitohet kurre nese nuk mund te luash si nje trup i vetem dhe sa me larg individulizmave.

Per hir te vertetes, formimi i grupit ka qene nje nga gjerat me te veshtira tek Interi sezonet e fundit ku ne momente kyce te sezonit, skuadra zikalter eshte shperbere ne mungese te njerezve te forte ne skuader por edhe ne mungese te liderave te mirefillte.

Corriere dello Sport ka folur sot per fitoren e pare te Interit kete sezon, ate ndaj Bolognas ku zikalterit fituan 3-0 dhe ka zbuluar nje prapaskene qe sipas tyre ka ndikuar tek rezultati final i ndeshjes:

“Fitoren e pare kete sezon Interit ja dha edhe nje… dreke.”

“Po flasim per dreken qe lojtaret e Interit kane ngrene te gjithe bashke perpara ndeshjes ndaj Bolognes te cilen e munden 0-3.”

Kete gje e ka zbuluar Corriere dello Sport qe vazhdon edhe me tej:

“Vitin e kaluar keto dreka kane qene teper te shpeshta dhe zikalterit jane mbledhur jo pak here vjet ne tentative per te krijuar nje grup te forte.”

“Por per kete sezon per here te pare ka ndodhur qe jane mbledhur ne daten 29 gusht, dite e merkure, ku jane mbledhur  te gjithe bashke ne nje lokal ne qender te Milanos dhe larg familjareve apo rrjeteve sociale kane ngrene nje dreke te gjithe bashke ku kane diskutuar per shume gjera e nder te tjera nga aty ka lindur ajo ndeshje e Bolognes plot me sakrifice  per cdo lojtar.”

“Shume shpejt mund te kthehet nje zakon ne kampin zikalter mbledhja e te gjithe stafit perpara ndeshjeve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.