Corriere – prapaskena Rolando: Mazzarri e telefonon cdo dite per…
Rolando deshiron vetem Interin. Mbrojtesi portugez nuk i degjon ofertat e tjera dhe pret vetem zikaltrit, qe ne te njejten kohe kerkojne ne cdo menyre te sistemojne Campagnaron dhe Silvestren. Gjate javes Valencia kishte tentuar, dhe sipas disa zerave ka ofruar 8 milione euro.
Nderkohe numri i sotem i Corriere dello Sport zbulon nje prapaskene: Mazzarri dhe Rolando jane ne kontakte direkte dhe ne menyre te vazhduar. Tekniku toskan telefonon pothuajse cdo dite mbrojtesin e Porto, duke e siguruar per mbylljen me sukses te operacionit dhe kthimin e tij ne zikalter. Rolando po tregon shume durim, kete e di edhe Mazzarri, qe ne fakt e telefonon pikerisht per ta bere te ndjeje vazhdimisht besimin. Inter dhe Porto duhet te bien dakord mbi bazen e 3 milione euro.