Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

813 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – San Siro sold-out per derby por nje super rekord do te thyhet me Barcelonen

Corriere – San Siro sold-out per derby por nje super rekord do te thyhet me Barcelonen
Inter Club Staff

Do te jete nje San Siro i tejmbushur ai qe do te prese derbin ndermjet Interit dhe Milanit. 

“Jemi rreth dy jave perpara derbit por te dhenat e para qe vijne nga shitja e biletave jane teper te rendesishme – nenvizon Corriere dello Sport -.”

“Nga dje, ne sajtin e Interit nuk ka me asnje bilete te lire dhe nuk eshte me e mundur te gjesh edhe ne sektoret me pak te kerkuar si Terzo Anello Rosso apo Verde dhe Blu.”

“Ne derbi ne kete moment kane mbetur vetem biletat ne zonat Hospitality (ato te mikpritjes, qe kushtojne sa ‘qimet e kokes’).”

“Pra nuk ka asnje dyshim: ne Meazza do te kete me shume se 77 mije persona qe do te marrin pjese ne kete ndeshje, po aq shume sa do te jene edhe ne ndeshjen ndaj Barcelones ne 6 nentor.”

“Kunder katalanasve po parashikohet thyerja e nje super rekordi: ajo e fitimeve me te medha nga biletat e nje ndeshje ne historine e Interit”

“Tetorin e kaluar, Inter-Milan i kishte sjelle Interit 4.864.749 euro. Por edhe pse kete sezon te abonuarit jane me shume (pothuajse 40.000), eshte e mundur qe perfitimi te jete me i larte tregon Corriere dello Sport.”

“Rekordin absolut gjithesesi ne Serie A Interi e ka vene ne sfiden ndaj Juves ne 26 prill (5.297.508).

Sold-out ndaj Milanit do te tregoje edhe njehere se klubi zikalter ka publikun me te zjarrte ne Serie A dhe ate me besnik. Zikalterit kane fituar kampionatin e tifozerise vjet, kane fituar kampionatin e abonimeve dhe deri me tani kane nje shifer te frikshme mesatare tifozesh per ndeshje: plot 58.846 mije ne 6 ndeshjet e para.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.