Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,643 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Spalletti do te largohet edhe ne rast Champions. Conte shume afer?

Corriere – Spalletti do te largohet edhe ne rast Champions. Conte shume afer?
Inter Club Staff

Corriere dello Sport rikthehet te flase perseri per te ardhmen enigmatike te Luciano Spallettit. 

“Nese Interi nuk do te kualifikohet per Champions League, do te jete nje largim automatik. Por nuk do te ndryshoje ndonje gje edhe nese Interi do te kualifikohet, por largimi do te jete me soft.”

“Kjo sepse drejtuesit tashme e kane marre vendimin: do te vije Conte. Mbetet per te pare se si do te ndodhe dhe kur do te ndodhe. A ka thene Antonio po apo akoma?”

“Kalendari i jep nje dore Spallettit sepse i duhen 6 pike dhe ai ka dy ndeshje ne shtepi ndaj Chievos (te rene) dhe Empolit.”

“Por te mos harrojme qe mund te duhen edhe me pak se 6 pike nese kundershtaret nuk fitojne.”

“Gjithesesi Interi duhet ta mbaje tensionin shume te larte ne keto 270 minuta sepse rreziku eshte eper i larte. Spalletti duket sikur po pret keto tre ndeshje per tu larguar, sepse drejtuesit e kane marre vendimin tashme dhe eshte e pamundur qe ai te mos e dije fatin e tij.”

“Antonio Conte ka nje super sponsor si Marotta dhe Zhang beson shume tek ky i fundit. Pastaj, ne rast se nuk vjen dot Conte mos te duket shume cudi qe Interi te shkoje pas Pochettinos qe kerkohet edhe nga United.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.