Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

861 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere sulmon Brozovic me fjale te renda: “Cfare ishte ai version qe pam ne fushe? U duk sikur…”

Corriere sulmon Brozovic me fjale te renda: “Cfare ishte ai version qe pam ne fushe? U duk sikur…”
Inter Club Staff

Ne Itali duket se ose i ka bere shume pershtypje humbja e Interit qe per hir te vertetes kishte shume mungesa, ose thjesht nuk kishin pritur gje tjeter vecese te nxirnin artikujt anti-Inter qe i kishin ne sirtar ne pritje te humbjes se pare. 

Duket se Interi i shpejtoi gjerat duke humbur qe ne ndeshjen e pare e duke i bere qe ti nxjerin perpara kohe, por ky lloj qendrimi i shtypit ne Itali nuk eshte dicka e re ne ambjentin zikalter.

Mjafton te kujtojme se si eshte trajtuar skuadra zikalter pas cdo humbje sezonin e shkuar apo se si eshte quajtur ish-tranjeri i Interit, Frank De Boer vetem pas ndeshjes se pare ne drejtim te Interit dy vite me pare dhe arrin ne perfundimin se fjalet jane te teperta.

Por le te rikthehemi tek ndeshja e djeshme ku Interi humbi ndaj Sassuolos 1-0 ne ndeshjen hapese te Serie A ku edhe loja nuk ishte ne nivelin e duhur e po ashtu edhe fusha e ndeshjes.

Duket se Corriere dello Sport, e perditshmja sportive italiane e ka gjetur fajtorin per kete humbje.

Per gazetaret e Corrieres fajtori kryesor eshte Marcelo Brozovic, kroatin nen-kampion bote dhe nje nga protagonistet e Interit ne gjysme-sezonin e dyte vjet.

Ja cfare thone ata per Brozovic qe per hir te vertetes jane fjale te renda dhe te bera jo ne momentin e duhur per shume arsye duke pare se eshte vetem java e pare dhe ai sapo eshte rikthyer nga pushimet:

“Brozovic? Mos valle u rikthye ai Marcelo Brozovic i vjeter qe beri nje stadium te tere te vershellente ne Meazza?”

“Sepse mesfushori kroat me ate qe tregoi dje ne fushe nuk kishte asnje lidhje me ate qe mbylli sezonin me Interin dhe ate qe luajti ne Boteror.”

“U duk sikur me mendje ishte ne Rusi dhe me trup ne Reggio Emilia. Qe prej marsit te shkuar dhe duke perfshire edhe Boterorin ai nuk kishte gabuar asnje ndeshje.”

“Por dje na nxori mallin e atij Brozovic qe gabonte cdo gje ne nje ndeshje. Pikerisht si dje.”

“Ndertoi ne menyre te gabuar, ndertoi pa cilesi, ndertoi pa asnje ide te mire.”

“Komplet jashte forme dhe jashte mekanizmave te skuadres. Gjendja fizike le per te deshiruar.”

Nuk dihet se cfare ka pasur ndermend Corriere, por te besh kete shkrim per nje lojtar qe sapo eshte kthyer nga nje Boteror super i mire dhe mbi te gjitha qe ne ndeshjen e pare te Serie A qe per hir te vertetes ishte nej ndeshje qe u luajt shume dobet nga e gjithe skuadra e jo vetem ai, eshte me te vertete e tepert.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.