Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,244 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Suning, nje zgjerim i fuqise se saj me hapa galopant: ja te fundit. Fiton Interi…

Corriere – Suning, nje zgjerim i fuqise se saj me hapa galopant: ja te fundit. Fiton Interi…
Inter Club Staff

Vazhdon pa nderprerje dhe me hapa galopant zgjerimi i fuqise se Suning dhe kjo gje per Interin nuk do sjelle gje tjeter vecese te mira.

Corriere dello Sport shpjegon sot: “Te henen, grupi i fuqishem Kinez ka firmosur nje kontrate me Dhomen e Tregetise Italiane per disa shkembime tregtare me Italine dhe promovimin e produkteve te gadishullit Apenin ne Kine.” Sipas asaj qe tregon news.cnfol.com, Sun Weimin, zevendes presidenti i Suning Holding Group ka shpjeguar se “qe kur Zhang Jindong ka takuar kryeministrin italian Renzi ne samitin e G20, jane hedhur bazat per nje marreveshje gjigande ndermjet Kines dhe pese kompanive nder me te medhate ne itali ne sektore te ndryshme”.

Nderkohe behet me dije se organizatoret e panairit Vinitaly qe eshte me i madhi i kesaj natyre ne bote kane ftuar drejtuesit e Suning te jene prezent. Nje ftese qe nuk eshte aspak rastesore. Suning ne fakt po mendon per nje partnership me kompanine me te madhe te pijeve ne Kine, Gujing, per te nxjerre ne treg nje vere me marken e Interit e cila do te importohet nga Italia.

Nderkohe te mos harrojme se sapo eshte arritur marreveshja nga Suning me WWE dhe per here te pare ne histori do te zhvillohet nje show i Wrestle Mania ne Kine e do te transmetohet vetem nga PPTV Sports. Kohe te arta per Suning e kjo gje do te pasqyrohet ne menyre direkte edhe tek Interi shume shpejt.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.