Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

212 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere tenton te frikesoje Interin: “Ja sa milione euro ne sezon kerkon Barella per rinovimin: plot…”

Corriere tenton te frikesoje Interin: “Ja sa milione euro ne sezon kerkon Barella per rinovimin: plot…”
Inter Club Staff

Nicolo Barella nuk ka ndermend te ndalet: ai vazhdon rrugetimin e tij me vendosmeri te madhe dhe paraqitjet e tij jane gjithmone ne rritje.

Mesfushori zikalter ka fituar shume ne sezonin e fundit: si me Interin, ku eshte shpallur kampion i Italise por edhe me Italine, ku eshte shpallur kampion i Europes.

Nderkohe, sipas asaj qe tregon sot Corriere dello Sport, Interi duhet te frikesohet per te sepse e kerkon gjysma e Europes.

“Duhet respektuar nje premtim qe i eshte dhene Barelles: ai i rinovimit te kontrates me shifra te kenaqshme pas dy sezoneve te para.”

“Kur Roma i ofroi nje rroge me te madhe per te shkuar ne kryeqytet, ai zgjodhi te shkoje tek Interi sepse ishte skuadra e tij e preferuar.”

“Por ne ate kohe, Interi beri edhe premtimin se nese niveli i tij do te rritej, ai do te perfitonte edhe nje rinovim te kontrates me shifra me te larta.”

“Ne kete moment, sipas te rejave te fundit, ndermjet kerkeses dhe ofertes ka rreth 2 milione euro diference: jo pak.”

“Lojtari kerkon plot 6 milione euro ne sezon ndersa Interi nuk deshiron te shkoje me shume se 4 apo 4,5 milione euro.”

“Per momentin klubi ka si prioritet kontraten e Brozovic dhe me pas diskutimi do te kaloje menjehere te Barella. Por gjashte milione ne kete moment duken shume.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.