Corriere zbulon: “BC Partners i ka dhene nje ultimatum Suning: brenda dates 31 mars duhet nje…”
Bc Partners duket se ka vendosur nje ultimatum per skadencen e tratatives me Suning per blejen e Interit.
Keshtu, ata i kane dhene Suning edhe nje muaj kohe te mendohen per shitjen e maxhorances se klubit.
Nje tregues i qarte ky se kanali i komunikimit ndermjet fondit britanik dhe kolosit kinez nuk eshte ndaluar ne asnje moment.
Kjo edhe pse ne fillim te shkurtit eshte folur per disa dite per nje nderprerje perfundimtare te tratativave me BC Partners. Por pyetja eshte nje dhe e shkurter: cfare po ndodh?
“Ne kete moment qe po flasim, diferenca ndermjet paleve eshte te pakten 200 milione euro ndermjet kerkeses dhe ofertes.”
“Keshtu, brenda dates 31 te muajit mars, ne fakt, Bc Partners pret nje pergjigje perfundimtare nga ana e Suning per Interin.”
“Nderkohe, kjo date eshte edhe nje deadline per zikalterit, sepse Interi deri ne ato kohe duhet te injektoje rreth 100 milione euro ne kasat e saj.”
“Qofte BC Partners apo dikush tjeter, muaji mars mund te quhet muaji ‘ultimate’ sepse me te vertete do te merret vesh gjithcka per te ardhmen e Interit.”