Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

359 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Conte po mendon per nje Inter pa Lukaku? Eshte shume e mundur qe…”

Corriere zbulon: “Conte po mendon per nje Inter pa Lukaku? Eshte shume e mundur qe…”
Inter Club Staff

Nese Arturo Vidal do duhet qe te prese edhe pak per tu rikthyer ne fushe dhe per te luftuar me Eriksen, ne skuader eshte dikush tjeter qe po ecen me hapa te shpejte.

Ai eshte Alexis Sanchez, i cili po stervitet rregullisht keto dite ne Appiano Gentile dhe qe po kalon nje forme te mire.

Ish-lojtari i Manchester United ka treguar se eshte kthyer ne nje gjendje mjaft te mire dhe ka hyre rregullisht ne mendjen e Contes per te luajtur.

Kjo gje ka qene nje problem jo i vogel deri pak kohe me pare, kur Conte e tha edhe publikisht se priste me shume nga Alexis.

Por sipas asaj qe tregon sot Corriere dello Sport ne numrin e saj te perditshem, Conte po mendon edhe per nje Inter pa Lukaku dhe me Sanchez ne fushe.

“Alexis po shpreson shume qe te jete titullar menjehere qe ne ndeshjen ndaj Bolognes, duke pare se Lukaku do te kthehet disi i lodhur nga kombetarja.”

“Me ne fund, ai duket sikur eshte rikthyer ne nje forme ku vertete meriton me shume shanse nga minuta e pare. Asnjehere qe prej transferimit ne Milano ai nuk ka qene kaq ne forme.”

“Kjo gje nuk eshte vene re vetem ne stervitje, por edhe ne fushen e lojes ku ka shenuar gola dhe ka dhene assiste. I fundit madje i ka dhene fitoren Interit me ate top te bukur per koken e Lautaros ndaj Torinos.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.