
Corriere zbulon: “Gabigol do te transferohet perfundimisht tek Flamengo: ja sa do te perfitoje Interi.”
Ai po shkelqen tek skuadra e re Flamengo dhe po shenon ndeshje pas ndeshje pa pushim.
Ka qene me te vertete nje hap i duhur nga ana e tij rikthimi ne ligen braziliane te futbollit sepse ai ka gjetur minutat e munguara ne Europe por edhe vazhdimesi ne gjetjen e rrjetes.
Madje per Gabigol dje ka postuar edhe profili zyrar i FIFA-s ne Twitter duke postuar nje foto me grafiken e The Simpsons dhe duke shkruajtur:
“Homer Simpson kishte te drejte. Sot Gabigol shenoi nje gol. Dhe cfare golaso qe ishte!”
“Sot beri qe Flamengo te fitoje 1-2 dhe madje ndihmoi edhe nje cift qe te martohej ne stadium.”
“16 gola ne 15 ndeshje per Brasileirao 2019. Gjera prej filmazh vizatimor por qe Gabigol i ben ne jeten e vertete.”
? Homer Simpson was right – today had a @gabigol goal! And what a golaço it was❗️
?⚫️ It won @Flamengo a 1⃣st-?-2⃣nd scrap & even prompted a Maracanã marriage proposal❗️??
1⃣6⃣ goals in 1⃣5⃣ games in the @Brasileirao 2019 – cartoon stuff in real life from Gabigol❗️? pic.twitter.com/xonVvsLIL1
— FIFA.com (@FIFAcom) September 14, 2019
Por nderkohe qe Gabigol shenon me shumice dhe luan shume mire ne Brazil, sipas asaj qe ka treguar kete mengjes Corriere dello Sport, ai ne dhjetor pritet te largohet perfundimisht nga Interi.
Sipas tyre, Gabigol do te kaloje ne menyre perfundimtare tek Flamengo per 18 milione euro.
Ne kete tratative Interi ka tentuar qe te marre nje klauzole per lojtarin shume te talentuar Lincoln, sulmues brazilian i ditelindjes 2000, por qe deri me tani nuk ja ka dale dot.
Gjithesesi, kalimi i Gabigol ne menyre perfundimtare tek Flamengo ne kete moment duket i sigurt, gjithmone nese nuk del ndonje klub tjeter europian dhe ofron me shume per te.