Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

394 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon gjithcka: “Ja kater emrat ne mesfushe qe ka kerkuar Conte: Marotta duhet te zgjedhe vetem nje.”

Corriere zbulon gjithcka: “Ja kater emrat ne mesfushe qe ka kerkuar Conte: Marotta duhet te zgjedhe vetem nje.”
Inter Club Staff

Ne shtepine Inter ka nje enderr te ndaluar, i cili quhet N’Golo Kante, e qe eshte kerkuar me shume ngulm nga Conte ne merkaton e fundit.

Por nderkohe, ne te tashmen, per te sistemuar repartin e mbrojtjes, do te jete shume thelbesor rikthimi ne forme i Marcelo Brozovic.

Gjithesesi, duhet theksuar se kroati nuk e ka cilesine e rekuperimit te topit qe ka mesfushori i Chelsea dhe i Frances.

Por ne Appiano Gentile, ka besim te shumte tek ish-lojtari i Dinamo Zagrebit, ku sipas tyre, “nese luan me grinten e duhur, konsiderohet nje top player”, shpjegon Corriere dello Sport.

Pervec Nicolo Barella dhe Stefano Sensi, te cilet neser pritet te luajne jo nga minuta e pare ndaj Bolognes, Conte po pret nje dore nga merkato.

Corriere dello Sport zbulon kater emra ne mesfushe per te cilet Conte ka dhene driten jeshile dhe nga ky Marotta duhet te zgjedhe.

“Ne janar do te vije nje mesfushor, e mbase nje shkembim huazimesh me Christian Eriksen, qe pritet te largohet.”

“Paris Saint Germain ka dy lojtare qe ofron ne kembim: ose Paredes ose Ander Herrera, ish-lojtarin e United qe per hir te vertetes ka nje rroge te cmendur.”

“Tek Arsenali eshte Xhaka, ndersa pelqehet shume edhe De Paul, por duket teper e komplikuar te bindet Udinese.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.