Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

555 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Inter, del ne pah nje emer absolutisht surprize per sulmin: Kushton 40 milione euro.”

Corriere zbulon: “Inter, del ne pah nje emer absolutisht surprize per sulmin: Kushton 40 milione euro.”
Inter Club Staff

Ka nje emer te ri per sulmin e Interit per sezonin e ardhshem ne rast se largohet Lautaro Martinez drejt Barcelones. 

Behet fjale per lojtarin e ri te Lyon, Moussa Dembele, i klasit 1996. Ai mbush 24 vjec ne 12 korrik.

Dembele, ka shenuar 22 gola ne kete sezon, dhe po shihet me shume kujdes nga drejtuesit zikalter dhe per te kane marre shume sugjerime nga agjente dhe vezhgues te ndryshem.

Por dihet qe te negociosh me Lyon eshte dicka shume e veshtire sepse ata kerkojne shuma te larta per diamantet e tyre. Corrire dello Sport, tregon te gjitha detajet rreth kesaj tratative te mundshme dhe flet per nje kalim te Dembele ne Milano qe mund te ndodhe me te vertete.

“Jo me kot eshte braktisur ideja Aubameyang tek Interi. Per shkak te kostos se lojtarit dhe moshes.”

“Por ne keto momente qe po flasim, Interi ka nisur nje linje komunikimi me agjentet e Dembele, lojtarin e Lyon.”

“Ne fakt te dhenat e tij jane ato te nje sulmuesi tipik te zones se rreptesise, i zoti te mbaje topin me shpine nga porta dhe te behet edhe sponde per shoket.”

“23 vjecari francez ja del shume mire edhe ne zonen gol. Brenda zones ai ka shenuar 16 te tille ne Ligue 1 nga 22 gola ne total ne sezon.”

“Jo me kot Lyon pretendon 40 milione per te, por Marotta e di qe mund te arrije edhe tek 30-35 milione euro per te marre lojtarin duke pare situaten.”

“Nese Interi shet Lautaron 111 milione euro, atehere parate per Dembele dhe jo vetem ate jane gati per u investuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.