Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

465 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Inter, eshte larguar nje pergatites atletik i stafit te Contes: gjithcka ka te beje me nje zenke me tranjerin?”

Corriere zbulon: “Inter, eshte larguar nje pergatites atletik i stafit te Contes: gjithcka ka te beje me nje zenke me tranjerin?”
Inter Club Staff

Tek Interi nuk po kalohet asnje moment i qete nga ana e pergatitesve atletik te skuadres zikalter.

Problemet me demtimet jane te shumta, sepse Interi menjehere sapo eshte rikthyer te stervitet, ka humbur dy lojtare shume te rendesishem.

Ne fillim ishte Stefano Sensi ai qe u demtua (demtim me i rende, do te mungoje rreth 8-10 ndeshje) dhe diten e djeshme Marcelo Brozovic.

Por sipas Corriere dello Sport, ka nje te re per sa i perket stafit teknik te Interit sepse eshte larguar nje pjestar i rendesishem.

Antonio Conte nuk do e kete me ne stafin e tij pergatitesin atletik Julio Tous, nje bashkepunetor i tij qe kishte qene me Conten qe nga koherat e Juventusit.

“Duhet pare me kujdes largimi i Julio Tous. Spanjolli kishte ardhur nje vit me pare me Conten dhe eshte larguar vetem disa dite me pare.”

“Gjithcka ka te beje me disa pakenaqesi dhe nje zenke te mundshme me Antonio Conten.”

“Nuk dihet nese kane ndikuar demtimet e Interit, por Tous tani mund te beje pjese ne stafin teknik te Spanjes se Luis Enrique. Me siguri nderkohe qe ne Pinetina nuk do te shihet me kurre.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.