Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

246 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Inter, ja data e madhe kur ndryshoi edhe strategjia e Contes ne merkato.”

Corriere zbulon: “Inter, ja data e madhe kur ndryshoi edhe strategjia e Contes ne merkato.”
Inter Club Staff

Shtate pike ne tre ndeshje per Interin e Antonio Contes ne kete moment qe po flasim.

Eshte nje kampionat i nisur me kemben e mbare, edhe fale blerjeve te reja, por mbase ndaj Lazios mund te ishte bere edhe me mire.

Gjithesesi le te rikthehemi te blerjet, sidomos te njeri: Achraf Hakimi, ai qe konsiderohet si blerja me e rendesishme e kesaj vere per zikalterit.

Corriere dello Sport ndalet me se shumti tek ai: “Pesedhjete milione euro te fituara nga Paris Saint Germain per Icardin, nje shume e perdorur per te blere Hakimin nga Real Madrid.”

“Lojtarit ju deshen 28 sekonda me nje shpejtesi te papare qe te tregonte se vlen qe ne ndeshjen e tij te pare zyrtare si titullar, por gjithcka te con prapa ne kohe.”

“Conte e dinte se ai ishte njeriu qe i mungon ketij Interi qe kur e sinjalizoi te drejtuesit zikalter qe ne fund te 2019.”

“Ai e kishte pare perballe ne ate Borussia Dortmund – Inter, dhe per hir te vertetes, Hakimi ne ate ndeshje ishte nje shigjete.”

“Hakimi u pa nga Conte si lojtari perfekt per nje 3-5-2 qe kthehet ne nje 3-3-4 ne cdo moment te lojes duke bere keshtu lojeret e krahut ne sulmues te mirefillte krahu.”

“Deri me tani Hakimi ka dy assiste ne tre ndeshje (jo te plota, sepse ndaj Fiorentines e nisi nga stoli).”

“Por emri i Hakimit eshte momenti ku Conte ka ndryshuar strategjine e tij ne merkato: ai ka kerkuar te drejtuesit ate, duke hequr dore nga cdo emer tjeter i madh dhe duke pranuar nje merkato low cost per sa i perket blerjeve te tjera.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.