Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

369 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Inter, kush do ta kishte menduar se nje lojtar ne skuader do te…”

Corriere zbulon: “Inter, kush do ta kishte menduar se nje lojtar ne skuader do te…”
Inter Club Staff

“Une jam si nje luan ne kafaz qe deshiron te luaje. Sa me shume te luaj, aq me mire ndihem cdo dite.”

Keshtu eshte shprehur Alexis Sanchez, qe kishte komentuar menjehere pas ndeshjes paraqitjen e tij ne Tardini, ku shenoi edhe dy gola qe i dhane tre piket skuadres se Contes.

“Luani ne kafaz tashme eshte liruar dhe po kerkon gjah. Ai deshiron te ndihmoje akoma me shume Interin ne javet ne vazhdim.”

Keto jane fjalet e Corriere dello Sport diten e sotme te cilat tregojne gjithashtu se si entuziazmi i El Nino eshte ne maksimum, por ata ne nje fare menyre tentojne qe ta ulin pak kete entuziazem duke kujtuar se kush eshte titullari tek Interi perpara tij.

“Ne kete moment qe po flasim, ndaj Atalantes eshte e sigurt qe do te shohim ne fushen e lojes nga minuta pare dy te tjere e jo Sanchez.”

“Kjo sepse Conte ka folur se shance do te kene te gjithe, por ne nje fare menyre ka lene te nenkuptohet se Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku jane titullare, por menjehere pas tyre vjen direkt kiliani.”

“Por kush do ta kishte menduar se nje lojtar ne skuader si Sanchez do te kishte arritur kete nivel forme? Shume pak, duke pare se sa probleme ka pasur ai ne te kaluaren me demtimet dhe formen.”

“Gjithesesi, sinjali ishte i qarte: kiliani eshte rikthyer te jete nje faktor i rendesishem dhe mund te ndihmoje jo pak Interin ne keto 13 finale te mbetura.”

“Deri me tani ai ka arritur ne 5 gola dhe 5 assist. Kilani nuk deshiron te ndalet, sidomos kur shikon qe edhe pse jemi 13 ndeshje nga fundi, ai ka kaluar rekordin e golave me Interin: vitin e kaluar kishte shenuar 4 gola ne total.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.