Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

967 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Inzaghi tregohet shume i prere me Interin: ka kerkuar te hiqet menjehere nga merkato…”

Corriere zbulon: “Inzaghi tregohet shume i prere me Interin: ka kerkuar te hiqet menjehere nga merkato…”
Inter Club Staff

Stop Marcelo Brozovic. Sipas asaj qe tregon sot Corriere dello Sport, Simone Inzaghi ka qene shume i qarte me drejtuesit zikalter.

“Kroati nuk duhet te largohet nga Interi. Tranjeri i ri eshte treguar shume i prere me Marotten dhe Ausilion.”

“Mesfushori i Interit, eshte lojtari qe vrapon me shume nga te gjithe ne Serie A dhe shihet si thelbesor edhe nga tranjeri i ri zikalter.”

“Keshtu, Inzaghi deshiron qe ti dhuroje atij celesat e mesfushes dhe ta vere ne qender te projektit te tij tekniko-taktik.”

“Brozovic ka ndryshuar karrieren e tij me Spallettin dhe me Conten eshte bere akoma edhe me shume i pazevendesueshem per Interin.”

“Por pavarsisht kesaj, ai vazhdon te perflitet si nje largim i mundshem nga Interi dhe Inzaghi pikerisht kete deshiron qe te parandaloje.”

“Problemi i pare i madh eshte kontrata e tij qe eshte ne skadence ne vitin 2022. Nderkohe, ofertat qe kane ardhur per te nuk kane qene te larta ekonomikisht per Interin.”

“Ne kete moment, Interi nderkohe ka edhe nje veshtiresi per te rinovuar me te: lojtari deshiron me shume para qe te rinovoje.”

“Sinjalet e para jane se ai kerkon nje rroge si nder me te paguarit ne skuader dhe nga pesha qe ka, mbase deri diku eshte e justifikuar.”

“Askush nuk e harron edhe faktin se ai ka qene shume afer largimit te PSG veren e kaluar kur per pak desh u realizua nje shkembim koke me koke me Paredes.”

“Ne ate kohe u perfol shume se gjithcka deshtoi se Brozovic kerkoi 8 milione euro ne sezon qe te kalonte te francezet.”

“Gjithesesi, epiku i Interit ne kete moment paguhet kater milione euro dhe ka si agjent babain e tij.”

“Nese a do te kete deshire te qendroje, do te rinovoje edhe me shifra te ngjashme. Por normalisht, do te duhet edhe pak pune nga Inzaghi.”

“Me siguri ai ose do te rinovoje, ose do te largohet: Interi nuk ka ndermend qe te mbaje nje lojtar ne skadence kontrate. Dhe me te gjitha gjasat, mund te ndodhe nje rinovim menjehere pas Euro 2020.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.