Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

407 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Ja arsyeja e vertete se pse Pinamonti do te jete sulmuesi i katert: ai eshte nje super avantazh per Conten sepse…”

Corriere zbulon: “Ja arsyeja e vertete se pse Pinamonti do te jete sulmuesi i katert: ai eshte nje super avantazh per Conten sepse…”
Inter Club Staff

Inter ka zyrtarizuar transferimin e Andrea Pinamontit pas nje sezoni tek Genoa vetem disa dite me pare.

I riu sulmues duhet te jete ai qe do te kompletoje repartin e sulmit te Interit kete sezon nen urdhrat e Contes.

Ai do te jete ne radhe sulmuesi i katert pas Lukaku, Lautaro dhe Alexis Sanchez dhe nuk pritet te vije dikush tjeter ne kete repart.

Nderkohe, Interi ka paguar ne kasat e Genoas plot 8 milione euro per kartonin dhe 12 milione euro bonuse te thjeshta per tu kapur.

Por sipas Corriere dello Sport, ka nje prapaskene te rendesishme pas zgjedhjes se Interit dhe te vendimit per Pinamontin.

“Lojtari ka filluar te stervitet ne Appiano dhe mezi po pret te beje debutimin me skuadren qe ka luajtur qe ne moshen 6 vjecare.”

“E mbani mend kur u fut ne ndeshjen e pare ne Serie A se me sa dashuri e perkedheli stemen e Interit ne gjoks?”

“Ai eshte nje interist, edhe pse per Interin deri diku zgjedhja e tij ka qene nje zgjedhje e detyruar.”

“Por prapa zgjedhjes se tij fshihet nje arsye shume e forte: Interi eshte ne problem per listen Champions dhe me te ne skuader, do te kishte nje problem me pak duke qene se ka dale nga akademia zikalter.”

“Kete vend e zinte Biraghi, por ai u rikthye tek skuadra e Fiorentines dhe Interi do duhej qe me patjeter nje lojtar tjeter qe do te vinte ne merkato, te hynte ne listen B. Ai eshte pikerisht Pinamonti. Nje avantazh jo i vogel.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.