
Corriere zbulon: “Ja strategjia e Marottes per Alexis Sanchez: gjithcka eshte e qarte, ai po tenton te binde United.”
“Nje Alexis Sanchez keshtu te sjell deshiren e pafundme per ta mbajtur ne Milano e per te mos e lene te levize per asgje ne bote.”
Keshtu e hap artikullin e saj Corriere dello Sport per sa i perket sulmuesit kilian qe duket se ka gjetur formen e diteve me te mira.
“Ta lesh jashte ne 6 javet e ardhshme do te jete shume e komplikuar, por Interi deshiron ta mendoje mire nese do e humbase ne fund te sezonit apo jo.”
E ARDHMJA E TIJ – Ajo qe eshte ne dyshim te forte, eshte e ardhmja e Sanchez i cili eshte aktualisht ne huazim nga United.
Konfirmimi qe Interi po e provon per ta mbajtur vjen direkt nga Corriere dello Sport e cila shpjegon edhe dy faktore thelbesor ne kete ceshtje.
“I pari ka te beje me sulmin e Interit 2020-21, ku nese do te shitet Lautaro Martinez, atehere largimi i Sanchez (bashke me Esposito) do te thote se Interi do te ndryshonte 3/4 te sulmit te saj.”
“Nuk eshte pak, sepse nje ndryshim i tille do te thote se gjithcka nis nga zero. Prandaj Interi deshiron ta mbaje dhe Marotta po mendon strategjine e saj.”
“Beppe po tenton qe te mbaje Sanchez por ne kushtet e tij: ai ne Manchester fiton 13 milione euro ne sezon ndersa Interi po tenton qe ta mbaje edhe nje sezon tjeter ne huazim duke e rritur akoma me shume pjesen e rroges qe paguan kete sezon.”
“Por nje mundesi tjeter eshte edhe blerja perfundimtare: Sanchez do te vinte ne Milano me qef, por ai duhet te ule kerkesen per rroge sepse Interi ka nje tavan rrogash per lojtaret diku tek 7-7,5 milione euro.”
“Nderkohe, United kerkon diku tek 15 milione euro per te, ndersa Marotta deshiron te paguaje vetem 10 milione.”