Corriere zbulon: “Nga pasiguria per qendrimin e Contes, Marotta ka bllokuar nje rinovim te sigurt ne skuader.”
Me sa duket qendrimi apo jo i Antonio Contes ne pankinen e Interit, ka bere qe te mbeten pezull shume ceshtje.
Tranjeri zikalter pati nje shperthim perpara mediave menjehere pas ndeshjes me Atalanten ne kampionat, dhe kjo gje ka sjelle shume pasiguri per te ardhmen e tij.
Nderkohe qe kane mbetur ne vend ceshtje te merkatos, me disa blerje qe nuk po finalizohen ende, kane mbetur ne vend edhe disa ceshtje te brendshme si puna e rinovimeve.
Ausilio dhe Beppe Marotta po punonin per nje seri rinovimesh qe ishin ne linje me kerkesate Contes, por per momentin bisedimet jane te ndalura.
Ne javet e kaluara eshte folur per nje rinovim praktikisht te mbyllur per Borja Valero, por tashme klubi ka bllokuar gjithcka.
Marreveshja me drejtuesit dukej si dicka e mbyllur dhe se mungonte vetem firma, por Conte ka qene ai qe ka vene ne rrezik kete marreveshje.
Ashtu si tregon Corriere dello Sport sot, “kjo gje nuk do te thote se spanjolli do te largohet nga Interi.”
“Thjesht te Interi duan te kuptojne se si do te perfundoje ceshtja e teknikut dhe nese ai do te qendroje apo jo”, komenton e perditshmja italiane.