Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

355 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon shifern e pabesueshme: “E dini sa tifoze ka thithur Interi ne stadium qe prej 2016? Plot…”

Corriere zbulon shifern e pabesueshme: “E dini sa tifoze ka thithur Interi ne stadium qe prej 2016? Plot…”
Inter Club Staff

Jo vetem ne vendin e pare matematikisht ne fazen e pare, por Interi prej gjashte vitesh po fiton edhe Scudetton e tifozerise.

Me sa duket, sipas asaj qe nenvizon sot Corriere della Sera, tifozet e Interit nuk kane te krahasuar me asnje tifozeri tjeter ne Serie A.

Edhe ne kete sezon, kur kapaciteti i stadiumeve eshte i pergjysmuar per shkak te Covid, zikalterit kane regjistruar nje mesatare prej 40.530 tifozesh per ndeshje.

Pra, deri me tani eshte arritur nje total prej 324.242 tifozesh prezent ne shkallet e stadiumit ne vetem tete ndeshje.

Nderkohe, vetem Milani i afrohet Interit ne kete moment ne Serie A. Por Interi vazhdon te jete e para prej shume sezonesh.

Nese bejme nje mbledhje te thjeshte, ne pese sezonet perpara 2021-2022, Interi ka arritur te afroje ne stadium plot 4,2 milione tifoze.

Ky eshte numri i tifozeve zikalter qe kane ndjekur Interin ne San Siro nga afer, duke mbeshtetur keshtu ngjyrat zikalter.

Sezoni rekord mbetet ai i Luciano Spallettit ne 2018-2019, me mbi nje milione spektatore: 1.105.547 persona prezent ne total ne San Siro, me nje mesatare prej 62 mije tifozesh per ndeshje.

Keto numra e kane bere Interin klubin e 5 me te ndjekur ne planet, perpara edhe nje klubi si Real Madrid.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.