Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

876 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Steven Zhang ka telefonuar Marotten per te kerkuar shpjegime. Eshte rene dakort per…”

Corriere zbulon: “Steven Zhang ka telefonuar Marotten per te kerkuar shpjegime. Eshte rene dakort per…”
Inter Club Staff

Nuk flitet per gje tjeter sot: Antonio Conte dhe Interi duket sikur nuk jane me te destinuar per te vazhduar rrugetimin e tyre bashke.

Per kete flet edhe Corriere della Sera ne nje artikull te gjate ku flet per skenare te se ardhmes se pankines zikalter.

“Nje divorc me konsens eshte shume i ralle. Per Interin dhe Antonii Conten ama mund te kete ardhur kjo pike.”

“Fraktura eshte e thelle, e veshtire per te mos thene e pamundur qe te rekuperohet mardhenia e meparshme.”

“Do te vazhdohet perpara ne Europa League dhe me pas me te gjitha gjasat rruget do te ndahen ndermjet paleve.”

“Klubi dhe tekniku do te kerkojne qe te gjejne nje marreveshje me njeri-tjetrin.”

“Conte ka nje kontrate faraonike me 12 milione euro ne sezon deri ne 2022. Nese do te ulet ne nje tavoline me Interin, do te arrihet nje marreveshje.”

“Ne kete moment shkarkimi nuk eshte nje opsion sepse edhe pushimi nga puna per kauze te drejte nuk qendron ndersa doreheqja duke hequr dore edhe nga rroga, duket e pamundur.”

Interi ne gusht do kerkoje me siguri nje zevedesues, dhe kandidati unik ne kete moment eshte Massimiliano Allegri.

Nese Conte do te largohet, edhe Lele Oriali do te rikthehet me kohe te plote ne Kombetare.

Dalja e Contes per mediat ka qene totalisht e papritur dhe e drejtperdrejte ne nje menyre qe vetem Conte di ta beje.

Tranjeri ka vene ne qender te sulmeve te tij drejtorin sportiv, Piero Ausilio, me te cilin nuk ka shume mardhenie te mire.

Ai ka ngritur zerin edhe per merkaton: “Askush nuk e di cfare kam hequr per te arritur te Lukaku”, ka treguar ai, duke prekur edhe njehere ndodhi te veres se kaluar ku rrezikoi te humbiste belgun.

Me pas, ai ndalet edhe tek nje mbivleresim i skuadres, me te famshmen “dhurate te paketuar qe me pare”.

Klubi nuk i pranon akuzat, duke qene se i ka sjellen e skuader Kukaku, Barella, Sensi apo Eriksen, lojtare keta qe kane kushtuar nje mal me para.

Ne stuhine Conte ka perfunduar edhe Beppe Marotta.

Drejtuesi zikalter e ka dashur vete tek Interi ate. Raporti ndermjet te dyve eshte shume i forte, qe prej fillimit.

Por Conte pretendon se ai nuk eshte mbrojtur nga Marotta dhe as skuadra, kur ne janar flitej per kampionatin.

Eshte e vertete qe ka qene pikerisht Conte, qe sapo ka rifilluar kampionati pas karantines, qe tha “Te shkojme njehere -6 me Juventusin, dhe me pas te shohim”.

Por ai kur flet per “klub te dobet nga ana e drejtuesve”, ai e ka normalisht fjalen per shperthimin e tij pas ndeshjes me Romen, per ceshtjen e kalendarit, dhe aty askush nuk doli hapur per ta mbrojtur Conten dhe ate qe tha ai.

Ndersa me pas, direkt pas fitores ndaj Atalantes, ai ka shperthyer si asnjehere me pare. Pas kesaj ndeshje, Marotta ka pergezuar te gjithe klubin per kete arritje, por Conte ka thene se meritat jane vetem te skuadres dhe stafit, te askujt tjeter.

Nje nga goditjet me te renda te Contes, qe mbase as nuk e ka menduar mire, ka qene ajo per presidentin e klubit.

“Dua te flas me Zhang, por tani eshte ne Kine… Do te vleresoj te ardhmen”, ka thene ai.

E perkthyer: prej kater muajsh Steven Zhang nuk ndodhet ne Milano, dua te flas me te per te kuptuar programin, se si do te vazhdoje Interi e jo vetem ne merkato.

Ndermjet Contes dhe drejtuesve tashme nuk ka nje raport besimi. Marzhet jane teper te vogla, ose per te mos thene nul.

Tranjeri nuk deshiron te punoje me ata qe sipas tij, nuk futen ne zjarr me skuadren qe ne veshtiresine e pare.

Presidenti Zhang dhe Marotta nderkohe kane pasur nje kontakt telefonik ku presidenti nuk po e kupton qarte situaten dhe ate qe kerkon Conte. Gjithesesi eshte rene dakort qe nje takim te ndodhe sa me shpejt.

Askush tek Interi nuk e priste. Tani i takon Steven Zhang qe te vere paqen, ndryshe e gjithe puna e Contes mund te hidhet poshte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.