Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

329 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “Te Interi vetem nje njeri e ka mbrojtur gjithmone Calhanoglu: sot ai po e shijon me shume se te gjithe.”

Corriere zbulon: “Te Interi vetem nje njeri e ka mbrojtur gjithmone Calhanoglu: sot ai po e shijon me shume se te gjithe.”
Inter Club Staff

Inter, nenvizon Corriere dello Sport, ka filluar te fluturoje qe kur Hakan Calhanoglu ka filluar te futet ne mekanizmat e lojes se Inzaghit.

Ai po ben diferencen me kualitet dhe sasi. Pasi e nisi me nje gol dhe nje assist ndaj Genoas, turku sikur ishte ndalur pak.

Por ne ndeshjen ndaj Milanit ai u ringjall njehere e mire dhe sot qe po flasim, qe prej asaj dite, ai eshte nje lojtar komplet tjeter.

Ne kaq shume pak kohe, ai ka mesuar te beje nje rol te ri, te mbroje me mire, por edhe te jete me cilesor me prekjet e topit qe ben.

Calha filloi gjithcka qe me ndeshjen me Juventusin, ku pas nje traverse te tij, Edin Dzeko shenoi golin e avantazhit.

Por kthesa me e madhe ndodhi kur Calha shenoi poshte Curva Sud ne derbi dhe me pas nuk u ndal me. Shenoi madje edhe ndaj Napolit.

Per te kane ardhur tre gola radhazi ne Serie A, qe nuk jane aspak pak dhe qe nuk kishte ndodhur kurre ne karrieren e tij.

Ai asnjehere, as ne Itali e as ne Gjermani nuk kishte shenuar ne tre ndeshje radhazi. Me Interin sapo ka ndodhur kjo gje.

Nderkohe, golat e shenuar jane kater. Kaq kishte shenuar vjet gjate gjithe sezonit me Milanin ne Serie A.

“Kampionati i tij me i mire e ka pare turkun te shenone 9 gola ne 2019-2020 me Milanin, ku shtate gola i shenoi vetem ne fazen e dyte.”

“Nderkohe ne Gjermani, me Hamburgun ai ka shenuar 11 gola ne 2013-2014, por atehere luante ne nje pozicion me sulmues.”

“Te Interi ne kete moment ka nje njeri qe po e shijon me shume se te tjeret Clahanoglu dhe ai eshte njeriu qe besoi me shume tek ai edhe ne momentet e veshtira.”

“Behet fjale per Simone Inzaghi qe e ka kerkuar lojtarin ne Milano dhe ka besuar tek ai edhe kur gjerat nuk po shkonin ashtu si duhet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.