Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

348 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere zbulon: “VAR-Pjanic, deklarata e ish-drejtuesit te Federates perfundon ne prokurori: ja detajet.”

Corriere zbulon: “VAR-Pjanic, deklarata e ish-drejtuesit te Federates perfundon ne prokurori: ja detajet.”
Inter Club Staff

Intervista e Pecoraro, ish-kryeprokurori i Federates Italiane per Il Matino ka nxjere ne drite ate qe ka ndodhur vertete ne Inter-Juventus te perpara dy sezoneve.

Ne ate rast, zikalterit protestuan per kartonin e kuq te munguar per Miralem Pjanic pas nje nderhyrje killer te ish-lojtarit te Romes ndaj Rafinhas vetem pak metra larg Orsatos.

Sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport, faktet qe datojne ne 2018 do te perfundojne ne nje padi qe do i dorezohet Prokurorise se Republikes ne Milano (per kompetence territoriale) dhe ne Rome (sepse selite e FIGC dhe AIA jane pikerisht ne kryeqytet).

Kjo padi do te kerkoje hapjen e nje ceshtje per te pare nese ka pasur regjistrime ndermjet VAR dhe arbitrit dhe nese ato jane fshire (arbiter ne VAR ishte Valeri dhe asistent Giallatini) ndersa ne fushe ishte Orsato natyrisht.

Corriere dello Sport me pas shton: Ne ate kohe, Pecoraro kerkoi shpjegime se pse nuk ekzistonte ajo audio.”

“E kerkoi ne nje kerkese zyrtare me poste tek Liga e Serie A dhe qe shkoi edhe tek shefi i arbitrave, Nicola Rizzoli dhe tek Roberto Rosetti (ne ate kohe pergjegjes per projektin VAR) si de tek Alessandro Arduino (Projekt menaxher i HawkEye Italia, shoqeria qe jep sherbimin e teknologjise VAR ne Itali).”

“Audio sipas tyre nuk ekziston sepse rasti nuk mund te beje pjese tek rastet qe shihen nga VAR dhe qe parashikohen nga protokolli.”

“Por pavarsisht kesaj, ne ato minuta kur ka ndodhur ngjarja, nuk ka asnje transmetim audio ndermjet arbitrave, dicka shume e pamundur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.