Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

373 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CorSera – Conte e deshiron aq shume Castrovollin sa i ka bere Fiorentines nje oferte te cmendur

CorSera – Conte e deshiron aq shume Castrovollin sa i ka bere Fiorentines nje oferte te cmendur
Inter Club Staff

Gaetano Castrovilli. Ky eshte nje nga emrat me te nxehte te merkatos se Interit per sa i perket sezonit te ardhshem. 

Do te jete me siguri mesfushori i Fiorentines kryefjala e merkatos se ardhshme per zikalterit. Kjo sepse Castrovilli i pelqen jashtezakonisht Contes.

Ai ka derguar disa here bashkepunetoret e tij ta ndjekin nga afer ne ndeshjet e Fiorentines dhe shikon here pas here video me ndeshjet e tij.

Pavarsisht se Commisso, presidenti i Fiorentines po tenton te beje rezistence, Beppe Marotta do te tentoje qe ta sjelle ne Milano ne vere.

Perkundrazi, Interi madje ka tentuar ta bleje qe ne janar lojtarin por nuk ja doli dot. Corriere della Sera tregon: “Interi, e shtyre nga nje presion i jashtezakonshem i Contes, ishte gati ta blinte menjehere ne janar lojtarin dhe ta linte 6 muaj ne Firenze por Rocco Commisso ka refuzuar cdo oferte qe i ka shkuar.”

“Por oferta e Contes dhe Marottes ishte e pabesueshme dhe eshte konsideruar edhe e cmendur: duam Castrovillin, zgjidh ke te duash nga Primavera ose pse jo, edhe lojtare te skuadres se pare qe do te ishin te gatshem te vinin ne Firenze. Emrat jane te ndryshem, qe tek Espisito apo edhe Nainggolan qe eshte ne huazim.”

Por kjo gje tregon qarte se sa shume Conte e deshiron lojtarin. Cmimi i tij vertitet diku tek 40 milione euro. Interi nuk eshte dorezuar aspak. Do e provoje perseri.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.