Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

757 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CorSera – Icardi dhe Wanda punesuan nje avokat per ti shkruar nje leter Interit, por Marotta e hodhi poshte menjehere

CorSera – Icardi dhe Wanda punesuan nje avokat per ti shkruar nje leter Interit, por Marotta e hodhi poshte menjehere
Inter Club Staff

Dore e hekurt ne shtepine Inter. Asnje falje, asnje kthim pas, asnje terheqje kembe. 

Mauro Icardi eshte dhe do te mbetet jashte projektit teknik te Interit dhe ai nuk mund te beje dot me asgje per ta ndryshuar kete gje.

Ka sherbyer shume pak madje letra qe eshte perpiluar nga avokati i sulmuesit argjentinas qe ka mberritur ne zyrat e Interit diten e hene ku kerkohej integrimi i lojtarit ne skaudren e pare per sa i perket sesioneve taktike te skuadres.

Antonio Conte ka thene jo dhe tani qe ka ne dispozicon Romelu Lukaku, nuk ka asnje arsye qe kjo te ndodhe plus ai nuk deshiron te jete kunder vendimeve te drejtuesve por ne nje linje me ta.

Pastaj dicka e tille nuk do te favorizonte shitjen e tij sepse mbase ai do te krijonte ndonje bindje se mund te qendroje.

Keshtu, asnje kthim pas dhe kerkesa e avokatit ka rene. Kerkesa per integrim ka ardhur nga nje zyre avokatie e punesuar nga Wanda Nara dhe Mauro Icardi  dhe ne te shkruhej se nese kjo situate vazhdon, Interi rrezikon ta humbase Icardin me parameter zero sepse gjerat mund te perfundonin ne gjykaten sportive por ajo eshte hedhur menjehere poshte dhe nuk eshte marre parasysh aspak nga Marotta dhe drejtuesit e tjere dhe eshte pare si nje kerkese boshe.

Icardi do te vazhdoje te punoje vec nga grupi pa marre pjese ne stervitjet ne grup qe kryesisht jane sesione tekniko-taktike ne Appiano Gentile.

Situata perreth tij po behet gjithmone e me e padurueshme per drejtuesit por edhe per shoket e skuadres. Ky refuzim i Interit mbase ka afruar edhe largimin e tij sepse edhe lojtari po bindet nga dita ne dite qe kthim prapa nuk ka.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.