Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

706 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corsera – Ja kur mund te luhet Milan-Inter, sot vendoset gjithcka!

Corsera –  Ja kur mund te luhet Milan-Inter, sot vendoset gjithcka!
Inter Club Staff

Kater ndeshjet e shtyra ne shenje zie per nder te vdekjes se Davide Astori te kampionatit qe ishin ne program te luheshin diten e djeshme, me shume mundesi do te rekuperohen te merkuren e 14 Marsit sebashku me Juventus-Atalanta. 

Behet fjale per Genoa-Cagliari, Benevento-Verona, Chievo-Sassuolo dhe Udinese-Fiorentina.

Mbetet dyshimi per Torino-Crotone, duke pare afersine me ndeshjet e bardhezinjve: me shume mundesi edhe kjo do te zhvendoset nje dite perpara, per te marten date 13. Per Atalanta-Sampdoria limiti maksimal do te jete fillimi i Prillit.

Por problemi me i madh per federaten eshte se kur do te luhet derby Milan-Inter, ndeshja me e rendesishme e javes qe u shty.

Sipas asaj qe tregon Corriere della Sera, mbetet ajo pikepyetja me e madhe: “Jane te perjashtuara te gjitha datat ne mesjave ne muajin mars (dy jane te zena nga Milan-Arsenal dhe dy nga kombetaret), nga prilli e me pas behet deciziv kualifikimi ose jo i kuqezinjve dhe i Juventusit ne Europe.”

“Ne rast te nje eleminimi te dyfishte, problemi mund te zgjidhet fare lehte. Ne kete moment po meret si mundesi qe derby te luhet ne daten 09 Maj, me shtyrjen perfundimtare te Kupes se Italise e cila do luhej te premten me date 25, nje dite perpara finales se Champions, gjithmone nese Juve nuk do te shkoje ne finale (Federata i ka kerkuar Fifas lejen qe kjo ndeshje te luhet pertej dates 20 qe eshte data e fundit e lejueshme).”

“Por kjo situate do te behej shume e komplikuar nese si Milani por edhe Juventusi do te arrinin te shkonin deri ne finalet e kompeticionit. Ne ate pike, nuk do te kishte data te mundshme si ne prill (ka nje jave kampionati ne mesjave, data 18), por as ne maj. E vetmja zgjidhje ne kete rast: te luhet derby pasi kampionati te kete mbaruar. Duke kerkuar leje nga Fifa, natyrisht”, lexohet ne te perditshmen italiane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.