Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,004 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corsera – Ja skenari i frikshem nese Interi nuk kap Champions!

Corsera – Ja skenari i frikshem nese Interi nuk kap Champions!
Inter Club Staff

Kjo eshte java e gjykimit per Interin e Spallettit, brenda fushe dhe jashte saj. 

Te gjithe menduan se pas humbjes ne shtepi me Sassuolon, Interi kompromentoi te ardhmen e saj duke mbetur jashte Champions League por Zenga me Crotonen e tij i dha zikalterve nje mundesi te dyte.

Kete gje e tregon Corriere della Sera, e cila eshte shume e rende ne analizen e saj.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane:

“Brenda fundit te javes pritet edhe verdikti i UEFA-s per Fair Play Financiar 2017.”

“Ne ditet e kaluara nga Nyon kane kerkuar disa dokumenta specifik per te sqaruar raportet ekonomik te Interit ke Kinen, sidomos marreveshjet me sponsorat nga kontinenti aziatik.”

“Klubi eshte i bindur se ka punuar mire dhe qe eshte brenda parametrave te rene dakort, duke rritur te ardhurat dhe sponsorizimet.”

“Por pertej FPF, Interi ka bere nje sezon te rendesishem deri me tani, pavarsisht uljeve dhe ngritjeve.”

“Tani gjithcka do e vendose ndeshja e Romes, e cila do te jape nje gjykim pa ekuiliber: sezon i falimentuar apo shume i mire.”

“Ne mes ndodhet asgjeja, sepse bota zikalter do te shkunder nga rezultati me Lazion.”

“Te mos fitosh nje vend ne Champions League do te sillte shume ndryshime ne te gjithe programet e Suning, ne vleresimin per lojtaret, ne merkaton qe do te behej e cila do te ishte e nje niveli jo te larte.”

“Me pak fjale, skenari i Interit pa Champions eshte me te vertete shume i frikshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.