Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

478 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corsera jep lajmin e madh: “Interi ka arritur marreveshjen me Tonalin: ja detajet dhe rroga e tij.”

Corsera jep lajmin e madh: “Interi ka arritur marreveshjen me Tonalin: ja detajet dhe rroga e tij.”
Inter Club Staff

Sandro Tonali po afrohet me hapa te medhenj drejt Interit. Ose te pakten keshtu thote nje nga te perditshmet italiane.

Ashtu si tregon sot Corriere della Sera, ne fakt, klubi zikalter ka gjetur marreveshjen me lojtarin per nje kontrate katervjecare.

Tani nderkohe, duhet negociuar me nje president qe seshte aspak i lehte si Massimo Cellino i Brescias.

Nderkohe, Corriere della Sera shkruan: “Sandro Tonali i pelqen te gjitheve. Por eshte nje kompani e tere me klubet qe e kerkojne ate edhe pertej Italise.”

“Gjithesesi, skuadra me e interesuar per te eshte pikerisht Interi: zikalterit ja kane kaluar edhe Juventusit ne garen per lojtarin ne javet e fundit dhe duket se ka perparuar shume drejt italianit.

“Pavarisht deklaratave dhe gjysme-deklaratave ne shtyp, drejtuesit zikalter kane arritur nje marreveshje me lojtarin dhe agjentin e tij, Giuseppe Bozzo, me te cilin kane edhe raporte te mira.”

“Kontrata do te jete katervjecare dhe do te ndryshoje perfundimisht jeten e “Sandrino” sepse do te fitoje me shume se 10 here me shume nga sa merr aktualisht tek Brescia: vetem 250 mije euro.”

“Tani drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ne bashkepunim me Beppe Marotten, duhet te pershkojne kilometrin e fundit drejt tij. Por nuk eshte aspak nje kilometer i lehte.”

“Mali i larte per tu kaluar eshte Massimo Cellino, i cili ka per qellim qe ta shese lojtarin, por vetem per shifrat e tij.”

“Cmimi baze per te mbetet 50 milione euro por kjo shifer nuk e gjen dakort Interin qe ofron 35 milione euro.”

“Me kete shifer, pra 35 milione, Interi ka ka kaluar ofertes se Juventusit, por nuk ka ende dakortesine e Brescias qe kerkon me shume.”

“Zikalterit, pas shitjes se Mauro Icardit tek Paris Saint Germain, kane jo pak para per ti investuar ne merkato, por te mos harrojme se ne mes eshte edhe shitja e Lautaro Martinez qe ne Milano mund te sjelle akoma me shume para.”

“Por nder lojtaret e kerkuar nga Interi, i preferuari i Contes mbetet Tonali dhe ai eshte me afer se gjithe te tjeret te zbarkoje ne Milano.”

“Mbi te gjitha, sepse ai perfaqeson nje investim te sigurtp er te ardhmen. Sapo ka mbushur 20 vjec dhe eshte nje nga yjet e se ardhmes se kombetares italiane.”

“Ai tek Interi do te gjente nje rroge milionere, por do te luante edhe ne nje mesfushe te mbushur me shoket e kombetare dhe me talente te nivelit te pare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.