Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

746 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CorSera – Kovacic, nje gje e bukur por prej kampioni. Futboll i pameshirshem sepse…

CorSera – Kovacic, nje gje e bukur por prej kampioni. Futboll i pameshirshem sepse…
Donald Elmazi

Tre pike per Interin ne nje mbremje plot emocione. Massimo Moratti i pershendetur nga banderolat e Curva Nord, por edhe te koreve te sinqerta, i dhuron aksionereve me ne krye Erick Thohir, qe te enjten do te jete ne Milano dhe do te kete paketen mazhoritare te shoqerise, nje skuader qe di te fitoje dhe te vuaje, ashtu si ka fituar edhe Moratti ndeshjen e tij te pare, qe kishte mundur Brescian (1-0). Kunder Livornos, golat ishin dy dhe kane ardhur ne momente kyce, sidomos i dyti qe erdhi pas nje momenti emocionues si ai i kthimit ne fushat e blerta te Javier Zanettit, ne minuten e 36 te pjeses se dyte, pas nje demtimt te 28 prillit te ketij viti ne Palermo. Thyerje e tendines se Akilit sipas parashikimeve kerkon 9 muaj, ai ka hyre mbas 200 ditesh, sepse edhe ne futbollin e milleniumit te trete puna paguan. Ajo e Zanettit ishte nje performance decizive, kur i ka hapur rruge dyfishimit te rezultatit ne minuten 46 te pjeses se dyte: rremben topin, i jep topin Kovacic, goditje prej kampioni dhe porta e tera e hapur per Nagatomo-n. San Siro e gjitha ne kembe duke ju gezuar kapitenit.

Te mundesh Livornon, qe nuk ka hequr dorre kurre qofte edhe per nje centimeter, nje fund gare shume pak spektakolar per menaxhimin Mazzarri, por, eshte dhene sinjali se eshte kthyer shpirti i madh i skuadres se madhe, qe di ti fitoje ndeshjet qe ne situata te tjera do te merrnin barazimin. Interi arriti te shkonte ne avantazh: nje kros nga e djathta e brazilianit, e forte por e parrezikshme, u transformua ne gol, per shkak te gabimit te Francesco Bardit, qe e ka shtyre ne menyre jo te vullnetshme topin ne rrjete, mbas 30 minutash loje. Futboll i pameshirshem, sepse Bardi enderronte nje ndeshje te madhe kunder skuadres ku eshte rritur dhe nderkohe u godit rende nga fati. Keshtu zikaltrit arriten te zhbllokonin ndeshjen, ne nje pjese te pare te paorganizuar dhe shume pak preciz: Livorno nuk eshte se ju mohua fitorja prej emocioneve, por u mbyll ne gjysem fushen e vet, duke mbrojtur gjithmone me 5 lojtare dhe duke limituar sulmet teorike.

Inter eshte perpjekur te gjeje ritmin dhe intensitetin per tu bere me e rrezikshme ne fazen sulmuese, por nuk arriti asnjehere atehere kur donte, sepse Livorno u mbrojt me dispiline dhe jane trembur vetem ne fund te pjeses se pare: Luci ka rrezikuar penalltine mbi Palacion, duke e goditur argjentinasin ne kembe dy hapa larg Peruzzo-s; Alvarez ka gjetur hapesiren per te gjuajtur fort ne diagonale, por Bardi e ka pritur me nje nderhyrje te madhe. Zikaltrit nuk arriten te shfrytezonin avantazhin; ne vend qe te merrnin situaten ne dore, i kane lene hapesire Livornos, duke i dhene mundesi qe te rrisin sulmet me insistim, edhe pse nuk krijuan ndonje aksion te rrezikshem. E provoi dy here Paulinho; Interi nuk ishte shume i qarte ne sulm por, ne mbrojtje arriti te mbyllte te gjitha hapesirat. Mazzarri ka provuar te ndryshoje dhe ishte Cambiasso qe e mori perdore skuadren, derisa hyri Zanetti dhe prezenca e kapitenit ka ndryshuar ndeshjen, me gol te Nagatomo-s.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.