Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

651 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corsera – Nuk ka paqe tek Interi: ja cfare po mendon te beje Curva Nord ndaj Icardit

Corsera – Nuk ka paqe tek Interi: ja cfare po mendon te beje Curva Nord ndaj Icardit
Inter Club Staff

Jane edhe tete jave per tu luajtur qe tani deri ne fund me pas do te behen te gjitha vleresimet e nevojshme.

Por vlersimi i situates nga ana e Corriere della Sera niset nga pozicioni i Icardit, Perisic dhe Spallettit:

“Paqe apo thjesht nje mbyllje sysh deri ne fund te sezoni, Interi ka rigjetur Mauro Icardin goleador – shkruan e perditshmja italiane. Rikthimi i bomberit nuk eshte pritur mire nga nje pjese e dhomes se zhveshjes, por perqafimi me Ivan Perisic (i sforcuar ose jo) ka treguar se ne fush mund te tregohen profesioniste pa u dashuruar me njeri-tjetrin.”

“Shume do te largohet nga Interi pas kualifikimit ne Champions dhe nje kualifikim do ti vinte ata akoma me shume ne dukje. Gjithesesi ne kete moment per ne do te largohen te tre: Tranjeri, Icardi dhe Perisic.”

Por ka nje problem shume te madh qe Interi duhet te perballet ne kete moment sipas Corriere dello Sport: raportin me Curva Nord.

“Argjentinasi duhet te sistemoje ende raportin e tij me tifozerine e organizuar te Interit. Por per hir te vertetes, nje raport me ta nuk ka pasur asnjehere.”

“Ne Genova kane ardhur kore te renda ne drejtim te ish-kapitenit te Interit, nuk kane festuar tek goli i lojtarit dhe neser pritet qe ata te paraqiten perseri ne Appiano.”

“Keshtu, sipas disa informacioneve te para, duket se Curva Nord ka vendosur qe te protestoje perseri jashte qendres stervitore ndaj tij dhet e vazhdoje me koret.”

“Gjithesesi provimi i vertete do te jete te dielen ne San SIro ku ndaj Atalantes do te luhet nje ndeshje shume e rendesishme per rrugetimin Champions dhe jo me kot do te kete 60 mije tifoze ne San Siro: edhe me shume se ndaj Lazios.”

“Nje pjese e tifozeve do e vershellejne por nje pjese ndoshta akoma me e madhe do e duartrokase per te zhdukur vershellimat.”

“Gjithesesi ne kete moment pa Lautaron ne fushe, Interi nuk mund te bente dot pa Icardin keshtu qe ai u kthye ne momentin e duhur sepse me mire vone se sa kurre.”

“Historia ka rifilluar perseri, ndarjet ekzistojne, por jemi vetem 8 jave nga fundi i kampionatit e ne kete moment ka shume qe po promovojne paqen deri ne fund te sezonit. Kujt i sherben nje kontestim i nje lojtari kaq te rendesishem ne kete moment? Do te thote te jesh kunder Interit te vershellesh nje lojtar per aq kohe sa lufton per objektivat e skuadres tende…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.