Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

535 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CorSera- Thohir nuk heq dore, deshiron Morattin president. Palacio top-player…

CorSera- Thohir nuk heq dore, deshiron Morattin president. Palacio top-player…
Donald Elmazi

Ne nje Interviste per Silvia Vallinin, e derguara e Sky ne Xhakarte, Erick Thohir, ka shpjeguar ne vija te pergjithshme idene e tij per Interin, tani qe do te jete edhe aksioneri kryesor. “Si Moratti edhe Mazzarri kane bere nje pune te shkelqyer; argetohem duke pare lojen e skuadres dhe per merkato nuk kam folur akoma”. Nuk do te prezantohet te shtunen ne ndeshjen kunder Livornos; mberritja ne Milano pritet te jete gjate asamblese se jashtezakonshme te dates 15 nentor, ajo qe do te percaktoje edhe impenjimet ekonomike, duke i dhene Morattit aq sa eshte firmosur edhe kontrata per futjen ne shoqeri. Thohir ka kujtuar:” Me pelqejne sfidat dhe te marr ne dore te tilla situata per ti bere qe te shkojne mire. Interi po ecen mire, ka nje stabilitet te tijen, nje histori dhe marke”. Thohir ka folur edhe per nevojen per te “krijuar nje bashkepunim midis pronesise dhe manaxhimit, sepse vetem keshtu mund te arrijme rezultate te mira; ne basketboll me Satria Mudan kemi fituar 8 kampionate qe nga 1998 deri ne 2009. Shpresa eshte ajo qe te perserisim te njejtin sukses se bashku me Morattin. Bashke, jo vetem. Do te programojme per te fituar gjate tre-kater viteve te ardhshem. Mendoj qe sherben nje miks i duhur midis kampionesh dhe lojtareve te rinj funksionale. Jam i bindur per rendesine e nje sektori te moshave zinxhir”. Thohir ka pranuar qe “ne krahasim me te tjeret, njohuria ime eshte baraz me 0, por e ndjek Interin prej vitesh”. Dhe pervec Ventoles ka shtuar edhe emrin e Fresit ndermjet lojtareve “qe kane ndihmuar Interin, sepse eshte e lehte te thuash Baggio dhe Ronaldo”, qe gjithsesi nuk ishin te keqinj.

Nga keto te dhena te para dhe nga krahasimi me basketbollin Indonezian, eshte dukshme qe Interi ka nevoje absolute qe Massimo Moratti te pranoje te qendroje president edhe pertej 30 qershorit 2014, me nje vendim ndoshta jo te thjeshte dhe jo te lehte per tu pranuar per dike qe e ka marre mbi shpatulla klubin qe ne 18 shkurt 1995. Sezoni duket delikat, por edhe interesant pas fitores 3 me 0 ndaj Udinezes; skuadra ndjek linjen e Mazzarrit dhe deri tani e ka pertypur mire ndryshimin e pronesise, pikerisht sepse Moratti i ka garantuar vazhdimesine; nje ndryshim i menjehershem do dukej si nje ecje ne erresire. Valentino Rossi, gjithmone per Sky, ka qene me specifik dhe ka percjelle shpirtin e tifozeve zikalter:” Shpresoj qe Thohir te sjelle para per te shpenzuar dhe lojtare te forte, per tu kthyer te medhenj si gjithmone. Duhet nje top-player dhe mendoj per Messin”.

Tani per tani Interi ka nje Messi te vogel dhe eshte Rodrigo Palacio, qe ne nje sezon e gjysem me Interin ka shenuar 31 gola ne 50 ndeshje zyrtare. Mesatare e larte, mbi te gjitha per publikun Italian. Eshte ai lokomotiva e nje skuadre deri ne 15 dhjetor(Napoli-Inter dhe me pas ne 22 per derbi) ka mundesine per te terhequr skuadren duke pare qe kalendari servir Livorno, Bologna, Sampdoria dhe Parma(tre ndeshje ne shtepi). Zanetti, qe mezi po pret per tu rikthyer, ka rrefyer rrugen: “Zona Champions eshte e mundur, sepse kampionati eshte shume i gjate” dhe Interi, sipas logjikes, duhet te rritet dhe te permirsohet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.