Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

791 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CorSport – Derbi Italise nga A deri te Z

CorSport – Derbi Italise nga A deri te Z
Ardis
  • On 14/09/2013, 12:54

Nje prezantim i gjate ne numrin e sotshem te gazetes Corriere dello Sport per Derbin e Italise qe luhet sot ne oren 18:00 ne San Siro.

A – Antonio Conte: eshte tekniku qe ka fituar dhe me krenari ka kthyer Juventusin ne krye, mbas dy sezonesh ne vendin e 7 ne klasifikim.

B – Buffon: drejton mbrojtjen qe ka pesuar me pak humbje nga te gjithe ne kete dy vjecar.

C – Cento (100): ne shume vite sfidash me zikaltrit jane 99 fitore te bardhezinjve, qe synojne te arrijne kuoten e 100 qe nga sonte.

D – Dinasti: familja Moratti dhe Agnelli, dy familje perhere protagoniste ne keto ndeshje te medha

E – Ezauruar: do te jete pothuajse e sigurte SOLD-OUT, San Siro sonte.

F – Fuerte Apache: emri mbi bluzen qe zgjodhi sulmuesi per te festuar golin e tij kunder Lazios.

G – Giovani (te rinjte): nga njeri krah Paul Pogba, nga ana tjeter Mateo Kovacic, dy mesfushore te se ardhmes dhe me talente te pabesueshme.

H – Handanovic: 270 minuta ne fushe midis kampionatit dhe Coppa Italia, ZERO gol te pesuar. Do te jete nje sfide midis tij dhe Buffon.

I – Imbattute (te pamposhtur): derime tani asnjera nga formacionet nuk ka lene pike rruges.

J – Juventini: ne kete ndeshje do te jene 10.000 tifoze bardhezinj prezent te Meazza per ndeshjen e madhe (te cilet i pret ferri)

K – K.O: vitin e kaluar Juventusi mori hak ne Meazza per humbjen 3-1 ne Juventus Stadium.

L – Lingua (gjuha): tifozet bardhezinj nuk e kane harruar gjuhen (linguaccia) e Del Piero-s ne ndeshjen Inter-Juventus 1-2 2005-2006.

M – Milito: argjentinasi kthehet ne pankine mbas 7 muajsh dhe eshte i gatshem per nje pjese loje.

N – Nazioni (kombe): ndeshja do te transmetohet ne 74 vende e barazvlefshme me 600 milione spektatore.

O – Orsato: do te jete ndeshje nderkombetare e Schio, elektricist si profesion, qe do te drejtoje (arbitroje) ndeshjen.

P – Punizione (goditje denimi) ose Pirlo: dy fjale qe shpeshhere shkojne bashke. Pirlo eshte nje specialist per goditjet e denimit.

Q – Quagliarella: deciziv vitin e shkuar me nje gol ne San Siro qe i dha rezultatin 2-1 bardhezinjve.

R – Rekord: jane 525 ditet derime sot qe Juventusi eshte i vetem ne krye te klasifikimit te Serie A.

S – Scudetto: sipas Corriere dello Sport, te dyja formacionet jane ne gare per te fituar kete kampionat.

T – Thohir: sipermarresi indonezian nuk do te jete ne stadium, por ne pritje per tu bere pronar te maxhorances se shoqerise zikalter, do e shikoje garen ne TV.

U – Ultras: te dyja tifozerite historikisht urrehen me njeri tjetrin, per kete arsye stadiumi eshte i rrethuar me shume forca sigurie perreth stadiumit.

V – Vidal: Juventusi e siguroio lojtarin duke mundur te gjithe pretendentet konkurrues per ta marre duke perfshire edhe Interin.

W – Walter Mazzarri: eshte ndeshja e pare Inter-Juventus per karrieren e tij. Ne pak muaj e ka transformuar Interin duke vene rregull taktikisht dhe duke rifituar besimin.

X – X: qe do te thote barazim. Barazimi i fundit me 3 tetor 2010 (0-0 pikerisht ne San Siro).

Y – Yuto Nagatomo: do te jene 2 TV qe do te transmetojne ndeshjen ne Japoni ku pasioni per derbin e Italise eshte e nderthurur me rolin krenar te udheheqesit, autor i dy golave.

Z – Zero: golat e pesuar ne kete sezon nga Interi. Vetem Roma ka te njejtin numer me Interin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.