Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

605 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Costacurta habit me deklaraten e tij: “Kush eshte me i forte, Lukaku apo Ibra? Vetem nje emer: ai quhet…”

Costacurta habit me deklaraten e tij: “Kush eshte me i forte, Lukaku apo Ibra? Vetem nje emer: ai quhet…”
Inter Club Staff

I ftuar ne lidhje direkte me Sky Sport, Alessandro Costacurta ka folur per derbin e Milanos duke u kthyer edhe prapa ne kohe.

Gjithcka nisi me nje kujtim te golit te shenuar nga ai ne marsin e 1990, edhe pse kane kaluar shume vite nga ai moment.

“Ne po humbisnim 2-0, sinqerisht Interi na kishte dominuar deri ne ate cast. Pastaj une shenova ate gol te bukur nga limiti i zones, por ne fund e pesuam 3-1 nga ata.”

Debutove ne nje derbi ku u shenua dhe ai autogol i famshem i Ferrit.

“Miku im Riccardo beri ate autogol, por nga ana tjeter nuk ishte e lehte te kishe presionin e Gullit nga pas.”

“Na beri ate dhurate ne nje ndeshje te ekuilibruar e ku une nuk luajta shume mire. Ne derbi jepnim shpirtin, por ne fund te ndeshjes perqafoheshim me njeri-tjetrin.”

Ke do te markoje te dielen: me i forte Lukaku apo Ibrahimovic?

“Te them te drejten, me duket shume e veshtire te markosh nje dollap 1.9 metra qe ka gjithe ate shpejtesi e qe nuk krahasohet me Ibrahimovic per force.”

“Per mua do te ishte me e veshtire te perballesha me belgun. Me duket i forte dhe i shpejte, mbase edhe mosha ndikon ne kete zgjedhje.”

A mund te vleje ky derbi nje gjysme kampionat?

“Nese Milani humbet me Spezian dhe me pas e rimerr veten, mund te flase me te vertete per kampionatin.”

“Por nese ata vazhdojne dhe bejne paraqitje te dobta, duhet kuptuar sa ne gjendje do te jete Pioli per ti bere ata qe ta harrojne ate rezultat te shemtuar.”

Nderkohe, keto fjale te Costacurtes nuk jane pritur aspak mire neper rrjete sociale nga tifozet e Milanit qe jane te mendimit se Lukaku as nuk krahasohet me Ibrahimovic dhe kane kaluar edhe ne ofendime ndaj ish-lojtarit te Milanit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.