Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 18, 2018

Scroll to top

Top

838 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Costacurta: “Marotta? Mendojeni mire: ja cfare do te thote per Interin ardhja e tij. Kunder Juves…”

Costacurta: “Marotta? Mendojeni mire: ja cfare do te thote per Interin ardhja e tij. Kunder Juves…”
Inter Club Staff

I pyetur ne studiot e Sky Sport, Alessandro Costacurta ka folur keshtu per momentin e Interit pas fitores ndaj Frosinones por jo vetem. 

Keto kane qene fjalet e tij:

“I vetmi lajm i keq pas fitores se Interit eshte fakti qe Tottenham eshte ne nje forme shume te mire por Spalletti ka pasur gjithashtu lajme shume te mira nga skuadra qe ka perplasur Frosinonen edhe me nje formacion gjysme te dyte.”

“Rritja e skuadres duhet te kaloje patjeter nga lojtare qe lujne me pak: ndaj Frosinones pikerisht ata kane qene lojtaret qe kane bere ne fushe me mire.”

“Politano i rendesishem per Kombetaren? Nuk e di, nuk e mendoj dicka te tille: eshte shume i mire per Serie A por niveli nderkombetar e vuan pak fizikun.”

“Ai ka treguar se eshte nje lojtar i madh por une vete preferon Bernardeschi ne ate rol. Gjithesesi nuk shoh gjithe kete distance ndermjet Interit dhe Juves. Juventusi e ka treguar qe eshte me e forte, por ne nje kampionat mund te ndodhe gjithcka.”

“Marotta? Mendojeni pak mire. Ardhja e tij eshte njesoj sikur Interi te kete blere nje lojtar te madh, ose me sakte, sikur ka blere nje nga mesfushoret me te forte ne bote. Eshte nje drejtues shume i madh.”

“Lautaro? Me ka pelqyer paraqitja e tij: duket sikur nuk deshiron te lere asnje centimeter. Fakti qe nuk dorezohet kurre eshte i pabesueshem.”

“Keita? Ne krah ka plot mundesi per ti vjedhur dikujt tjeter minuta. Per shembull Perisi, por kroati ka bere nje pune te jashtezakonshme. Keita nuk e di nese do mund ta beje dot ate qe ben Perisic.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.