Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

496 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Covid19, ja kush eshte frika me e madhe e Interit ne kete moment: “Nuk ka lidhje me Milanin, por vetem me…”

Covid19, ja kush eshte frika me e madhe e Interit ne kete moment: “Nuk ka lidhje me Milanin, por vetem me…”
Inter Club Staff

Nje frike shume e madhe ekziston ne kete moment tek Interi dhe ka te beje gjithcka me kalendarin zikalter.

Vetem disa momente me pare, Interi ka zyrtarizuar edhe te infektuarin e fundit me Covid19, qe eshte Ashley Young.

Ai eshte bere keshtu lojtari i gjashte i infektuar tek Interi duke llogaritur qe ne ditet e kaluar pozitiv kane dale edhe Radja Nainggolan, Ionut Radu, Alessandro Bastoni, Roberto Gagliardini dhe Milan Skriniar.

Nje situate emergjence totale, por frika nuk mbaron me kaq, sepse te tjere infektime mund te kete por per shkak se lojtaret mund te jene ne faze inkubacioni, ata nuk kane dale ende si te infektuar zyrtarisht.

Por a eshte frika me e madhe e Interit te luaje ne derby me mungesa te medha apo shkon me larg frika?

“Praktikisht shkon me larg, sepse nese situata do te perkeqesohet ne prag te derbit te Milanos, me 10 apo me shume lojtare te infektuar, Interi do mund te kerkoje shtyrjen e ndeshjes me Milanin.”

“Por shqetesuese do te jete situata ne Champions League, ku protokolli eshte i qarte dhe ndeshja nuk do te shtyhet dot.”

“Nese Interi nuk do mund te beje dot 14 lojtare per te luajtur, mund te humbase ndeshjen ne tavoline e ky mund te jete nje tjeter problem shume i madh. Por te gjithe po shpresojne qe nje ndodhi kaq ekstreme te mos ndodhe te zikalterit.”

“Pra frika me e madhe e zikalterve nuk ka lidhje me Milanin, por me Champions League dhe me infektime te tjera qe mund te vijne ne ditet ne vazhdim. Me te vertete nje situate absurde qe po del jashte kontrollit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.