Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

421 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Covid19 prek Kombetaren e Italise: cfare do te ndodhe tani me Bastoni, Barella dhe Sensi? Ndaj Bolognas…

Covid19 prek Kombetaren e Italise: cfare do te ndodhe tani me Bastoni, Barella dhe Sensi? Ndaj Bolognas…
Inter Club Staff

Ne pritje per te marre vesh e kur Danilo D’Ambrosio, i fundit lojtar ende pozitiv i Interit do te negativizohet, ne shtepine zikalter ka ende shqetesim.

Keshtu, per te gjithe lojtaret e ardhur nga kombetarja ka filluar procedura standarte pasi eshte lajmeruar qe kater pjestare te stafit kane dale pozitiv me Covid19.

Kjo komunikate ka ardhur gjate kohes kur Kombetarja e Italise ka qene e Bullgari, dhe ka jo pak frike per lojtaret.

Nicolo Barella, Stefano Sensi dhe Alessandro Bastoni kane qene dje te gjithe ne fushen e lojes ne Lituani.

Por tashme ata nuk do te mund te sterviten dot ne grup, por vetem ne menyre individuale, ne pritje te tamponit.

Nese ky tampon do te dale negativ per ata, lojtaret do mund te sterviten me pas ne grup, por frika ekziston se mos ndonjeri prej tyre do te behet pozitiv me vone.

Ne kete moment nuk thuhet dot asgje me siguri, sepse duhet pare edhe dinamika dhe cfare ASL do te vendosin.

Tani ekziston nje rrezik i vogel qe lojtaret e Kombetares se Italise te mos jene ndaj Bolognes, por me kalimin e oreve dhe me tamponat negativ, cdo dyshim mund te shuhet.

Burimi: FcInterNews.it

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.