Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 2, 2022

Scroll to top

Top

924 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Crespo: “Do ju them nje sekret, arsyen se pse Icardi nuk grumbullohet nga Argjentina…”

Crespo: “Do ju them nje sekret, arsyen se pse Icardi nuk grumbullohet nga Argjentina…”
Inter Club Staff

Mauro Icardi duhet te jete i pashitshem: ky eshte mendimi i Hernan Crespos tek Gazzetta dello Sport.

Ai ka folur ne faqet e Gazzettes per kapitenin e Interit dhe situaten e grumbullimit te tij tek Argjentina.

Ja fjalet e tij:

Ti, a do e shisje Mauriton perpara nje oferte mostruoze?

“Kurre dhe kurre. Cfare sinjali do te jepte Interi nese do te shiste lojtarin qe e perfaqeson me shume, me te mirin qe ka, kapitenin e skuadres? Une nuk njoh skuadra qe forcohen duke shitur lojtarin me te mire qe kane. E rendesishme eshte qe perreth tij te ndertohet nje grup i tere.”

Por Argjentina, e shume mundesi, nuk do e marre me vete ne Boteror…

“Do ju them nje sekret. Me duket se Icardi nuk eshte mik i Messit, po? Apo e kam gabim? Kombetarja, e dashura ime kombetare, tashme eshte e ndertyar nga nje rreth magjik, me kuptoni? Icardi nuk hyn ne kete rreth magjik dhe keshtu, per fat  te keq, nuk do te shkoje ne Boterorin e Rusise. Ne perceptimin tim, ky eshte nje gabim shume i madh. Per nje sulmues si ai ne kemi shume nevoje. Por e ka ne dore Sampaoli, bashke me Messin…”

Champions ose jo Champions, si mund te ndertohet skuadra e se ardhmes?

“Do e nisja natyrisht nga Luciano Spalletti ne pankine, per kete me duket se nuk ka dyshime. E me pas, ndoshta, do te kerkoja edhe lojtare te forte qe vijne nga eksperienca te rendesishme por qe kane kaluar nje periudhe tranzitore. Do te kerkoja te krijoja nje grup te bazuar tek vlerat karakteriale dhe ato teknike.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags