Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

928 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Crespo: “Lautaro i talentuar? Kishte te drejte Veron perpara 2 vitesh, ja cfare me tha ai por une nuk e besova.”

Crespo: “Lautaro i talentuar? Kishte te drejte Veron perpara 2 vitesh, ja cfare me tha ai por une nuk e besova.”
Inter Club Staff

Pas tripletes me bluzen e Argjentines ne ndeshjen ndaj Meksikes, Lautaro Martinez ne keto dite eshte ne gojen e te gjitheve. 

Toro i Interit ka dhene nje prove force dhe ka treguar kualitetet e tij perpara syve te gjithe botes.

Per te, gjate nje interviste te gjate per Gazzetta dello Sport, ka folur ish-sulmuesi i Interit, Hernan Crespo i cili ka thene si me poshte.

EL TORO – “Eshte me te vertete nje dem, ashtu si ka edhe pseudonimin e tij. Fantastik. Cfare me pelqen tek ai? Ne radhe te pare, se punon me koken ulur.”

“Asnjehere nuk ndalet. Sulmues i pare apo i dyte, ai luan njesoj. Arrin te gjete gjithmone i vendosur mire ne te dy pozicionet. Nuk eshte e thjeshte per nje lojtar kjo.”

“Por ai eshte vdekjeprures ne cdo pozicion ne sulm dhe perkrah nje sulmuesi klasik kam frike se do beje gjera te medha.”

“Pastaj ka teknike per tu shitur me shumice. Gjuan me te majte, me te djathten, ka kohen e duhur per hedhjet dhe per goditjet me koke, eshte shume i zoti ne zone.”

“Eshte nje sulmues i kompletuar dhe gati per futbollin e madh dhe ate italian. Tek Interi eshte rritur akoma me shume.”

VERON KISHTE TE DREJTE – “Me tha se nuk i mungonte asgje per tja dale ne Serie A. Ai me ka thene kete gje pikerisht nje vit me pare kur sapo kishte shkuar tek Interi.”

“Une kisha dyshime, por e kam studiuar dhe mund te them qe kemi perballe nje sulmues te madh qe sot dhe qe do behet me i madh neser.”

“Le ta leme te qete te rritet, te mos i veme presion, ta rrisim dhe do te kemi kenaqesi te medha.”

NDRYSHIMI TEK INTERI – “Gjeja me e rendesishme tek Interi qe ka ndodhur keto kohe eshte ndryshimi ne pankine: Conte eshte nje fenomen absolut.”

“E nese Lautaro ndjek keshillat e tranjerit me kujdes, nese e degjon, nese i aplikon ato ne fushe, atehere do te behet nje kampion shume i madh.”

“Me Lukakun ai formon nje dyshe perfekte per cdo skuader: nje sulm qe sulmon deri ne fundore dhe sulmon hapsirat. Eshte maksimumi per nje skuader qe deshiron te aplikoje nje ide loje te shpejte dhe efikase.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.